Natyrë

Mbishkrimet në Shkëmbin e Gramës

Vlerësime 0

Gjiri i Grammatas, i Gramës ose Gjiri i Shkronjave ndodhet në rrëzë të shpatit perëndimor të Karaburunit, në një zonë të pabanuar. Gjiri në antikitet, ka shërbyer fillimisht si një nga guroret më të mëdha të gadishullit të Karaburunit, e cila është shfrytëzuar, që në shek VI p.k.

Është shpallur monument kulture në tetor të vitit 1948, ndërtim i Shek. VI para. Kr. Numri i mbishkrimeve në Shkëmbin e Gramës mendohet të jetë rreth 1500.

Në këtë gurore, faleza ka qenë shfrytëzuar në një lartësi prej 130 m dhe në një gjerësi prej 100 m. Mbas braktisjes së gurores, duke nisur nga shek. III para. Kr, në faqet e sheshta të krijuara nga prerja dhe heqja e blloqeve shkëmbore gdhenden lutje nga marinarët apo udhëtarët, që strehoheshin në këtë gji për t’iu shpëtuar stuhive.

Mbishkrimet janë gdhendur në korniza dhe në shumicë e rasteve janë realizuar me inçizim. Shumica e mbishkrimeve antike në gjuhën greke u drejtohen Dioskurëve, Kastorit dhe Poluksit, që janë hyjni shpëtimtar, mbrojtës të detarëve.       

Gjatë periudhës helenistike, gjiri ka shërbyer si një sanktuar i hapur kushtuar këtyre hynive. Në këto mbishkrime nuk mungojnë as emrat e figurave historike, siç është ai i Cnaeus Pompeius, i perandorit Bizantin Johanit V Paleologu apo dhe Mark Antonit.

Për të shkuar drejt Gjirit të Gramës ndiqet rruga tokësore, nëpërmjet shtigjeve si: Llogara-Qafa e Thellë-Gropa e Kumbullës-Gjiri i Gramës (zgjat 5 orë e 30 min) dhe nga “Rrugët e Bardha” (Palasë)-Shën Andrea-Gjiri i Gramës (zgjat 4 orë).

Book your vacations

Adresa

sunset + Grama bay, Orikum, Vlora

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose