Pavlla buron pranë fshatit Pavllë të Çamërisë, në pjesën më jugore të Shqipërisë. Lumi rrjedh në një shtrat të mbrojtur nëpër fushën e Mursisë dhe të Vrinës, kalon në jug të liqenit të Butrintit dhe derdhet në detin Jon, në Gjirin e Butrintit.
Lumi është me gjatësi 50 km, me lartësi mesatare 521 m dhe sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 374 km². Përroi i Karroqit është edhe dega më e madhe, një zgjatje e lumit të Pavllëi cili rrjedh në një luginë të ngushtë, me shpate të pjerrëta e të thella, në shkëmbinj gëlqerorë. Zona fushore më parë ka qenë moçalishte. Me bonifikimin e fushave të Mursisë e Vrinës më 1959, u kthye në toka pjellore.
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Adresa
Vrinë, Xarrë, Bashkia KonispolJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar