Natyrë

Lumi i Kalasës

Vlerësime 0

Kalasa buron në jug të malit të Galishtit dhe ndjek drejtimin nga juglindja. Nën Tatzat mbledh burime të mëdha karstike dhe pasi merr edhe ujërat e përroit të Delvinës dhe të Gajdarit përshkon fushën e Vurgut.

Lumi i Kalasës është dega më e madhe e Bistricës në verilindje të Sarandës. Ka një gjatësi rreth 34 km, lartësi mesatare 531 m dhe sipërfaqe të pellgut ujëmbledhës 258 km². Pjesa e sipërme e pellgut të Kalasës ka reliev malor me lartësira 1200-1800 m, e mesmja shtrihet në një reliev kodrinor, ndërsa ajo e poshtmja në fushën e Vurgut.

Book your vacations

Adresa

Kalasë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose