Natyrë

Lumi i Bistricës, Sarandë

Vlerësime 0

Lumi i Bistricës buron nga mali i Gjerë dhe mer drejtimin në jugperëndim të Shqipërisë. Bistrica është lumi  i vetëm në Shqipëri që nuk derdhet në detin Adriatik, por në detin Jon. Emri Bistrica vjen prej gjuhës sllave bistro, i kthjellët.

Lumi i Bistricës në fillim  zbrazej në Liqenin i Butrintit , e lidhur nga ana e kanalit Vivar me detin Jon. Bistrica është një lumë jo i lundrueshëm, me gjatësi rreth 25 km dhe lartësi 460 m.Lugina e formuar nga gërryerjet e Bistricës lidh Sarandën me Gjirokastrën duke kaluar edhe Qafën e Muzinës. Kjo luginë është e mbushur me gjelbërim dhe bimësi të dendur përgjatë të gjithë rrjedhës së tij.

Si burimi më i madh dhe më i rëndësishëm ndër 18 burimet, që burojnë rrëzë Malit të Gjerë është Syri i Kaltër. Forma e tij është ovale e ngjashme me formën dhe ngjyrat e një syri që buron nga toka, i errët në mes dhe i kaltër anash. Me pamjen e tij magjepsëse, me ujërat e kthjellta të burimit, kanë bërë që lumi i Bistricës të jetë nga më të frekuentuerit gjatë sezonit veror dhe jo vetëm.

Book your vacations

Adresa

Lumi i Bistrices, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose