Ujëvara e Leskovikut ndodhet në Shelegur, buzë rrugës nacionale Ersekë-Leskovik. Ajo është e fshehur në mes kanioneve të thella, që iu shoqërojnë përgjatë të gjithë rrugës. Ujëvara është pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike.