Liqeni i Lepurit ndodhet në Shëngjergj, shumë pak kilometra larg Tiranës. Liqeni është i rrethuar nga pishat e larta, kodrat dhe malet e mbushura me gjelbërim. Shëngjergji ndodhet vetëm një orë larg kryeqytetit dhe është një nga bukuritë më impresionuese të Malësisë së Tiranës. Ai frekuentohet edhe nga të apasionuarit pas ecjeve në natyrë, hiking etj. Liqeni i Lepurit mbetet një destinacion turistik mjaft i vizituar, për pamjen piktoreske, për pastërtinë e ujit dhe ngjyrën e gjelbër që e karakterizon.