Liqeni i Kasharit ndodhet vetëm 5 km larg qendrës së Tiranës. Liqeni artificial është i pozicionuar pranë një relievi kodrinor me një panoramë sa piktoreske aq edhe çlodhëse. Për një hapësirë të gjelbër dhe për cilësinë e ajrit të pastër janë mbjellë përreth tij afërsisht 500 pemë. Në Liqenin e Kasharit zhvillohet edhe gara e peshkimit sportiv, e organizuar nga Shoqata e Peshkimit Sportiv dhe Rekreativ. Zona përreth Kasharit është shumë e bukur me peisazh fantastik, ku shtëpitë me çatit e kuqe ndodhen rrëzë kodrës. Liqeni i Kasharit është një destinacion perfekt për një fundjavë me familjen ose shoqërinë, ku mund të shijoni një piknik pranë liqenit dhe në ajër të pastër, larg zhurmave të kryeqytetit.