Guri i Capit ndodhet majë malit të Moravës, në Korçë. Guri ka lartësi 1573 m dhe përbëhet kryesisht nga konglomerate e ranorë të molasës miocenike.
Si rrjedhim i qëndrueshmërisë së ndryshme të këtyre shkëmbinjve ndaj proceseve të gërryerjes dhe veprimit të erës, guri i Capit ka marrë një formë interesante, që i ngjan një deveje vigane të ulur. Për këtë ai përbën një monument natyre.