Liqeni akullnajor i Gramozit gjendet në lartësinë 2400 m të malit, pranë Starjes. Liqeni prej 0.4 ha, është vendosur në cirk akullnajor dhe rrethohet nga bimësi e dendur barishtore. Ka vlera shkencore hidrologjike, estetike dhe turistike. Liqeni në majë të malit të Gramozit mbetet një rrugë e vështirë, por sfiduese për adhuruesit e sporteve ekstreme dhe aventurës.