Shpella e Gjolajve ndodhet në fshatin Bratosh. Ajo është shpellë glacio-karstike e formuar në kryqëzimin e thyerjes tektonike, në gëlqeroret e trias-jurasit. Shpella fillon me pus karstik dhe është me gjatësi 116 m, me gjerësi 20-25 m dhe me lartësi 25-27 m. Ka një sallë shumë të madhe me stalagmite, stalaktite, kollona mjaft të bukura dhe vlera shkencore gjeomorfologjike, didaktike e turistike. Për ta vizituar Shpellën e Gjolajve, ndiqet rruga rurale Koplik-Bratosh.