Gjiri i Brisanit ndodhet në Gadishullin e Karaburunit, Vlorë. Gjiri i Bristanit njihet ndryshe edhe me emrin gjiri i Ariut, i cili është një mrekulli e natyrës. Me një pamje piktoreske, me shkëmbinjtë buzë detit, rërën tipike të bardhë, ujin e pastër aq sa të lejon të shikosh çdo gjë përtej detit, janë pikërisht disa prej karakteristikave më të veçanta.
Ky gji i vogël mbetet një ndër plazhet më të vetmuara të Karaburunit, ndaj mbetet për tu vizituar vetëm nga pushues që duan të shijojnë në relaks të plotë, freskinë e detit blu dhe rrezet e ngrohta të diellit.