Gështenja e Kokdodit ndodhet pranë fshatit Kokdodë, në Iballë të Pukës. Ato janë në lartësinë 981 m mbi nivelin e detit dhe përbën pyll rreth 10 ha me dru gështënje kali.
Pylli ka formë të çrregullt e zhvillim të mirë, me lartësi mesatare të drurëve mbi 10-15 m, me diametër të trungjeve 100-130 cm dhe me moshë mbi 100 vjeçare.
Gështenja e Kokdodit mbart vlera shkencore, didaktike, estetike, ekonomike e turistike.
Për të vizituar këtë destinacion ndiqet, rruga drejt qytetit të Pukës-Iballë, në Kokdodë.