Natyrë

Fshati Postribë, Shkodër

Vlerësime 0

Fshati Postribë ndodhet 6.5 km nga qendra e qytetit të Shkodrës. Postriba është një rrethinë etnografike që përfshin fshatrat rrëzë maleve Maranaj e Cukal, në të dy anët e lumit Kir, duke shkuar në Veri deri afër Sheut të Rrjollit. Si bazë në ekonominë e postribës kanë qenë bujqësia dhe blegtoria, të cilat vazhdojnë të zënë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik të zonës. Ata merreshin kryesisht me rritjen e perimeve, e lakrës, e qepës së Drishtit por edhe me vreshtarinë, duhanin dhe rritjen e bagëtive.

Veshja e burrit ishte një urë ndërlidhëse në mes të veshjes së qytetit të Shkodrës e të Malësisë, ndërsa veshja e gruas kishte tipare të veçanta. E gjithë zona e Postribës përbëhet nga njëmbëdhjetë fshatra, pesë nga të cilët janë fushorë dhe gjashtë kodrinoro-malorë.

Book your vacations

Adresa

Postribë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose