Dorëzit në qarkun e Tiranës. Ky monument është i miratuar në janar të vitit 1963. Kjo kala përfaqëson qendrën e vetme urbane të pellgut të Tiranës, e njohur nga vendasit me emrin Qytezë.
Janë shprehur mendime të ndryshme lidhur me kohën e ndërtimit, mbi vjetërsinë e Kalasë së Dorzit:
•Në fjalorin enciklopedik Shqiptar të vitit 1985 për këtë kala me vlera të mëdha historike, shkruhet se është ndërtuar rreth shek.VI p.e.s nga ilirët.
•Në veprën e studiuesit amerikan Edvin Xhak, për Kalanë e Dorzit jepen të dhëna mjaft interesante. Ajo datohet të jetë ndërtuar nga pellazgët, të parët tanë, rreth viteve 1500-1000 p.e.s.
Ekspedita e parë arkeologjike për kalanë është kryer në vitin 1951. Rrënojat e kalasë mbulojnë një nga zonat më të larta në vargun e kodrave të shkëputura nga malet e Krrabës, në lartësinë 479 m nga niveli i detit. Mendohet që këtu të ketë qenë qyteza e Dimalit antik.
Kalaja është ndërtuar në një pllajë të pjerrët, ku një pjesë e saj rrethohet me mur dhe pjesa tjetër mbrohet nga shkëmbi natyral. Muri rrethues është afërsisht me gjatësi 300 m. Kjo kala mbart vlera të mëdha kulturore për nga ana e teknikës së ndërtimit. Gurët në Kalanë e Dorzit vendosen njëri mbi tjetrin, pa lidhës ose llaç.