Natyrë

Kanioni i Përroit te Thatë

Vlerësime 0

Kanioni i Përroit te Thatë ndodhet pranë fshatit Zagorë, në lartësinë 250 m mbi nivelin e detit. Përgjatë komunës Shkrel kalon përroi i quajtur Përroi i Thatë i cili ka një gjatësi prej 33 km. Përroi ka marrë emrin Përroi i Thatë pasi pavarësisht se ndodhet në një nga zonat me më shumë reshje në Shqipëri shtrati i tij nuk ka ujë. Për shkak të terrenit të theksuar karstik në pjesën më të madhe të vitit ka rrjedhje nëntokësore. Vetëm në kohë rrebeshesh të mëdha në këtë përrua për disa orë, mund të ketë rrjedhje mbitokësore. Në Zagorë (Poicë) Përroi ngushtohet duke formuar kanion me thellësi 20-30 m. Këtu përroi ngushtohet aq shumë sa ka vende ku drita nuk deperton. Kalimi në tërë gjatësinë e kanionit është i vështirë. Kjo pjesë e kanionit për vetë veçantinë natyrore që ka është shpallur monument natyre.

Book your vacations

Adresa

Përroi i Thatë, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose