Burimet e Kirit ndodhen afër fshatit Kir, në Pult.
Burimet janë në lartësinë 400 m mbi nivelin e detit. Ai është burim karstik i tipit vokluzian në kontaktin tektoniko - litologjik gëlqerorë - flish.
Uji i tij del gjatë një vije mbi 800 m dhe prurja e tyre arrin mbi 600 l/sek. Burimet mbartin vlera shkencore hidrologjike, didaktike dhe turistike.
Për të vizituar Burimet e Kirit, ndiqet rruga Shkodër-Kir.