Natyrë

Plazhi i Borshit

Vlerësime 0

Plazhi i Borshit ndodhet poshtë fshatit me të njëjtin emër, në Lukovë të Sarandës. Borshi është një fshat i bukur, me një nga plazhet më të mëdhenj të detit Jon. Ai ka një histori të lashtë, si e gjithë riviera shqiptare dhe shtrihet rreth 40 km nga Saranda. Borshi nuk ka vetëm natyrën e bukur, detin, qiellin, gjelbërimin por shumë objekte të trashëgimisë kulturore dhe historike që tregojnë për lashtësinë e tij. Kalaja e Borshit apo Kalaja e Sopotit siç njihet ndryshe, ndodhet mbi një kodër të fshatit, i cili është 500 m mbi nivelin e detit. E gjithë vija bregdetare e Borshit, është e shtrirë në një gjatësi prej 7 km dhe gjerësi rreth 30 m. Bregu është me guralecë të vegjël e të bardhë, me ujin e kaltër dhe të pastër kristal që e bëjnë plazhin një mrekulli natyrore. Kur futesh në detin e Borshit, pika e notit fillon pothuajse menjëherë dhe tek noton në freskinë e ujit të kaltër është e pashmangshme qëndrimi për një kohë të gjatë nga kënaqësia që mer.. Përgjatë gjithë brezit të plazhit janë ndërtuar bare, restorante, hotele bashkohore për të plotësuar çdo nevojë për pushuesit e shumtë që e vizitojnë plazhin. Aty mund të gjeni çdo shërbim tjetër me qera si: shezllonë, çadra, varka me pedale etj. Akomodimi është gjithashtu i disponueshëm edhe me kamping për të gjithë ata që pëlqejnë aventurat. Vizitorët gjatë verës mund ti bashkohen festave të ndryshme që zhvillohen në Borsh prej disa vitesh tashmë si: Netët e Yjeve, South Outdoor Festival, Panaire Festive të tjera. E gjithë panorama që të ofron plazhi i Borshit është e mrekullueshme, duket si një vijë e bardhë bregdetare dhe pafundme, me vargmalet në sfond dhe me Kalanë e Borshit, e rrethuar me brezare dhe plantacione ullinjsh e agrumesh. Borshi së bashku me plazhin e tij mbetet perla e jugut, vendi ideal për të kaluar pushime të paharrueshme.

Book your vacations

Adresa

Plazhi i Borshit, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose