Kanioni i Bashkimit ndodhet afër fshatit Vermosh të Këlmendit , 900 - 950 m mbi nivelin e detit. Ai është formuar në gëlqerorë nga lumi Vermoshit e karsti. Kanioni është me gjatësi 1 km, me gjerësi 4-6 m dhe me thellësi 30-40 m. Për të vizituar Kanionin e Bashkimit, ndiqet rruga Koplik-Tamarë-Vermosh.