Ujëvara në Shkëmbin Askolaj ndodhet në Kakunjë, të Tiranës. Ujëvara është me një lartësi 25-30 m. Ajo ka një bukuri të veçantë, me një shtrat ku rrjedh uji dhe rrethohet nga të gjitha anët me gjelbërim.
Ujëvara mbetet për tu vizituar si një vend që të ofron qetësi, ajër të pastër, një pamje piktoreske gjithashtu ku mund të shijosh orë të këndshme, në shoqërinë e familjes apo të miqve, fare pranë kryeqytetit.