"Shtëpia e Qëndisjes" e çelur në vitin 2017, bazuar mbi traditën e familjes dhe të zonës Gjirokastër ofron për klientët e saj kostume popullore të jugut për blerje, por edhe për ti provuar e për të bërë foto me to.
Këtu mund të gjeni edhe produkte të tjera artizanale si çanta, objekte dekoruese të qëndisura me motive tradicionale.
Ju Mirëpresim.