Ofron ture në vijën bregdetare të detit Jon plot me aktivitete argëtuese për cifte, familje dhe grupe shoqërore. Në vijim mund të gjeni informacionet e nevojshme mbi turet.
1.Turi i Gjirit të Gramës në Karaburun (udhëtim ditor ne grup)
•Detajet e udhëtimit
Anija niset çdo ditë nga moli i vogël në qendrën e qytetit të Himarës për Gramë dhe arrin në destinacionin e tyre në rreth 2-2,5 orë. Gjat udhetimit ndalojme për foto dhe not në shpella dhe gjire me ujra të kaltërta midis Himarës dhe Plazhit të Grames. Ne Grame qendrojme per rreth 1-1,5 ore.
•Koha totale e udhëtimit është rreth 5,5-6 orë me 5 ndalesa për not dhe shumë ndalesa për foto!
•Çmimi 65€/personi
•Çfarë ofrohet në çmim
Ujë + Bars me Protein
Anije komode e rehatshme me kapacitet 24 personash
Explorim 35km bregdet
Jelek shpetimi për femije dhe te rritur
Maskë për snorkel
•Informacion shtesë
Në Gramë ka një tavernë të vogël për ushqim, por mund të merrni me vete ushqim, peshqirë, krem mbrojtës nga dielli, snorkel etj.
2.Tur privat në shpellën e Piratëve
Duke u nisur nga Himara, do të vizitojmë Shpellën e Pëllumbave, gjirin e Kristaltë, plazhin e Gjipës dhe Shpellën e Piratëve. Shpella e Piratëve është një nga shpellat më spektakolare dhe më të njohura në vend. Turi përfshin ndalesa për not nëpër shpellat dhe plazhet pranë Kanionit të Gjipës, duke e bërë kështu një përvojë që ia vlen të shijohet!
•Çmimi 140€ (deri ne 6 persona)
•Koha e udhëtimit është 1,5-2 orë
•Informacion shtesë
Çmimi ndryshon për grupe më të mëdha. Ju lutemi na kontaktoni për të pyetur për çmimin nese jeni me shumë se 6 persona.
Ju rekomandojmë të merrni me vete ujë, ushqime, peshqira, krem kundër diellit etj.
3.Tur privat i gjithë Himarës
Duke nisur nga Himara, do të vizitojmë Shpellën e Piratëve, si dhe grykat dhe shpellat pranë plazhit të famshëm të Kanionit të Gjipës në pjesën veriore të Himarës. Më pas, do të kthehemi dhe do të kalojmë në Gjirin e Filikurit, Tunelin e nëndetësve si edhe gjithë gadishullin e Porto Palermos. Gjatë këtij udhëtimi, do të bëjmë 3 ose 4 ndalesa për not dhe relaksim në plazhe dhe shpella që nuk janë të arritshme me këmbë.
•Çmimi 280€ (grup deri në 6 persona)
•Kohezgjatja e udhëtimit është 3-3,5 orë
•Informacion shtesë
Çmimi ndryshon për grupe më të mëdha. Ju lutemi na kontaktoni për të pyetur për çmimin nese jeni me shumë se 6 persona
![Book your vacations](/assets/img/banners/book-and-register-desktop.gif)
Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar