Liqeni i Shkodrës
Ndodhet në Qarkun e Shkodrës dhe në rrethin e Shkodrës e te Malesise se Madhe. Sipëfaqja aktuale është 26,535.00 ha. Zonë e mbrojtur (ZM) ndërkufitare. Pjesa e Malit të Zi të liqenit është Park Kombëtar dhe Zonë e Ramsarit. Është liqeni më i madh i Ballkanit dhe një nga më të rëndësishmit e tij. Zonë e rëndësishme për shpendët në Europe (IBA), afro 40 lloje shpendësh ujore, për llojin globalisht të kërcënuar Phalacrocorax pygmeus. Në të jetojnë afro 45 lloje peshqish, ndërmjet të cilëve dhe blini (Acipenser sturio). Zonë me bimësi ujore të pasur ku veçojmë dhe llojet e Librit te kuq si: zambaket e ujit (Nymphaea alba, Nuphar luteum dhe Nymphoides peltata), arra e ujit (Trapa natans) etj.
Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kufiri shtetëror pika me koordinata (4365915.57L/4661069.80V), vazhdon përgjatë kufiri shtetëror të vijës së liqenit deri te rruga e Hanit të Hotit, kodra e Kalasë 204.0 m (4370055.25L/4690437.81V);
b) Në Lindje: Kodra e Kalasë 204.0 m (4370055.25L/4690437.81V), vijion përgjatë rrugës automobilistike Hani i Hotit-Shkodër deri në ndërprejen e rrugës në afërsi të Dobracit (4376407.12L/4662535.07V);
c) Në Jug: Me ndërprejen e rrugës në afërsi të Dobracit (4376407.12L/4662535.07V), poshtë vijës së verdhë të qytetit të Shkodrës deri te bashkimi i Bunës me lumin e Drinit (4374518.80L/4657264.38V);
d) Në Perëndim: Pika e bashkimit të Bunës me lumin e Drinit (4374518.80L/4657264.38V), kuota 212.o m, maja Taraboshit (594.2 m), maja Golishit (651.8 m), maja Sukës (491.1 m), kufiri shtetëror pika me koordinatat (4365915.57L/4661069.80V).
Adresa
Shkodra LakeJu duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar