Parqe Kombetar

Vjosë-Nartë

Vlerësime 0

Vjosë-Nartë
Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës.Sipëfaqja aktuale është 19,738.00 ha. Zonë e pasur me ligatina, toka të përkënetuara dhe shpendë ujore. Takohet bimësi tipike mesdhetare, të tokave të kripura sikurse dhe në pjesën veriore të grykëderdhjes së lumit Vjosë. Narta është laguna e dytë në vënd për nga rëndësia për shpendët e ujit, duke qënë një IBA mjaft e rëndësishme (20 000 shpendë dimerues dhe mbi 40 llojeve). Vënd ushqimi për pelikanin (Pelicanus crispus) dhe ku takohen rregullisht flamingot (Phenicopterus ruber). Përreth lagunës gjëndet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Zona e Zvernecit cilësohet për bukuritë bregdetare të ndërthurura me pasuritë e saj kulturore e tradicionale, që përbëjnë potenciale për zhvillimin e turizmit. Në breg të tij gjëndet pylli i sëlvisë dhe xina (Pistacia lentiscus).

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Grykëderdhja e Lumit Vjosë (4357230.70L/4503383.01V), ndjek rrjedhjën e lumit të Vjosës deri te pika me koordinata (4374598.35L/4497984.40V);
b) Në Lindje: Pika me koordinata (4374598.35L/4497984.40V), ndjek kurrizin e kodrave të Tre Vllazër, kuota 105.0 m, rrugën këmbësore, maja Cipllakuit (235.1 m), kuotat 246.0 m, 221.0 m, 227.6 m, kalon pranë fshatit Kërkovë, maja Mutrevës (222.6 m), kuota 196.0- m, fshati Bestrove, kuotat 204.0 m, 202,0 m, 164.0 m, 160.8 m, kryqëzimi i rrugës automobilistike Pusi i Mezinit (4371353.76L/4484988.27V);
c) Në Jug: Kryqezimi i rrugës automobilistike Pusi i Mezinit (4371353.76L/4484988.27V), kalon pranë kripores, pusi i Kavallonës deri te pika e takimit me Detin Adriatik (4367602.48L/4484771.87V);
d) Në Perëndim: Pika e takimit me Detin Adriatik (4367602.48L/4484771.87V) dhe vijon përgjatë vijës bregdetare deri te Grykëderdhja e Lumit të Vjosës

Adresa

Akerni, Vlora, Vlorë County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar