Parqe Kombetar

Tej Drini i Bardhe

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Hasit. Sipëfaqja aktuale është 30.00 ha.
 ZM ndërkufitare e pasur me lloje pyjor, floristik e faunistike, përgjatë Drinit të Zi. Përfaqësonnjë zonë me vlera përsa i përket përhapjes së dy tipeve të pyjeve,  të dushkajave dhe ahishteve.
Pylli natyror i mëparshëm ka qënë përbërë kryesisht nga qarri (Quercus cerris), i shoqëruar ngabungëbuta (Quercus pubescens) apo shparthi (Quercus frainetto). Mbas këtij dëmtimi masiv
vëndin e qarrit e ka zënë bulgri (Quercus trojana). Prania masive e shkurres endemike të boshtrës(Forsythia europaea) ia shton dhe vlerat shkencore. Perhapjen gjithashtu masive kane dhe shkoza
(Carpinus orientalis), dëllinja e kuqe (Juniperus oxycedrus), cërmedellit (Cotynus coggygria)driza (Paliurus spina- christi), etj. Për vlerat e saj potenciale natyrore dhe të përdorimigërshetohen dhe me vlerat për zhvillimin e ekoturizmit.
Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 1235.0 m (4455619.07L/4669704.42V) dhe pika me koordinatat
(4456031.11L/4670187.32V);
b) Në Lindje:  Pika me koordinatat (4456031.11L/4670187.32V), kuota 1275.0 m dhe pika
me koordinatat (4456246.32L/4669260.88V);
c) Në Jug: Pika me koordinatat (4456246.32L/4669260.88V) dhe kuota 1341.0 m
(4455962.88L/4669069.30V);
d) Në Perëndim: Kuota 1341.0 m (4455962.88L/4669069.30V) dhe kuota 1235.0 m
(4455619.07L/4669704.42V).

Adresa

Rezervati Natyror i Menaxhuar "Tej Drini i Bardhë", Rruga Cahanit, Çahan

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar