Parqe Kombetar

Syri i Kaltër

Vlerësime 0

Syri i Kaltër është një vënd turistik shumë i bukur që ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit e Delvinës, pranë rrugës nacionale Delvinë - Gjirokastër. Është një pikë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër me origjinë karstike nga Mali i Gjerë del një ujë i kristaltë. Nga thellesia e burimit uji merr ngjyrën e kaltër nën rrezet e djellit. Eshtė burimi mė i madh dhe mė interesant ndėr 18 burimet qė shpėrthejnė rrėzė malit tė gjerė. Eshtė shpallur monument natyre. Forma e tij ėshtė ovale e ngjashme me formėn e njė syri, shpėrthen nga toka i errėt nė mes dhe i kaltėr anash. Thellėsia e tij ėshtė tepėr e madhe arrin drei nė 45 m thellėsi. Ndodhet pėrballė fshatit Krongj, 45 m nėn nivelin e luginės sė Drinos dhe ėshtė shkarkim kryesor i malit tė gjerė. Eshtė burim me ujėra tė freskėta dhe tė ėmbla i rrethuar me bimėsi tė dendur dhe me gjelbėrim tė pėrhershėm.

Burimi i lumit të Bistricës, që përshkon një pjesë të jugut të Shqipërisë, i shëmbëllen vërtet një syri të madh rrumbullak me diametër afro dhjetë metra. Bebja e syrit, një gropë e thellë pus, nga ku uji ngjitet lart si në një kazan që sapo ka filluar të vlojë ka një ngjyrë blu në të zezë. Ajo vjen e rrethohet pastaj nga pjesa e kaltërt e syrit që bëhet e tillë ngaqë thellësia e burimit aty është më e pakët.

Sipas legjendës në ato zona sundonte një kuçeder, nje krijesë madheshtore që rrëmbente vajzat, ndalte ujin dhe ua kishte bërë tejet të vështirë jetën banorëve. Derisa më në fund e vranë dhe, kur e vranë, nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë teposhtë në formën e lumit të Bistricës duke ushqyer atypari një bimësi të rrallë për nga dendësia e forca dhe duke dhënë më tej dritën që ndriçon qytetet dhe fshatrat e Jugut.

Një dragua që ndal ujin dhe rrëmben vajzat është i urryer, kurse fakti që syri i këtij dragoi të vrarë shndërrohet në burim jete sikur të çorienton emocionalisht duke shkrirë në një të vetme të mirën dhe të keqen. Megjithatë, kuptimi i kësaj legjende, si i shumë të tjerave të ngjashme me dragua, është i qartë. Ajo simbolizon përpjekjen e njeriut për të mposhtur të keqen, apo forcat e verbëra të natyrës dhe për t’i hapur rrugën jetës; por edhe varësinë e tij prej natyrës. Ne nisi parendo vincitor (nuk mund ta nënshtrosh veçse duke iu nënshtruar) thotë Bekoni për natyrën.

Syri i Kaltërt me gjithcka përreth tij është tamam një tempull natyror që i kushtohet misterit të jetës, luftës së njeriut për të mposhtur natyrën dhe njëherësh pandashmërinë e tij prej saj. Një tempull ku në vend të kolonave prej guri, rreth altarit (syrit), ngrihen rrepët e lartë qindravjeçare që e marrin fuqinë nga uji. Gjithcka aty përreth të imponohet me forcën e asaj që shpesh e quajmë “e shenjta” e cila herë shfaqet me magjinë e saj, herë me misterin dhe frikën që të ngjall, herë me respektin dhe madhështinë, por gjithmonë me forcën për të të përbashkuar me të tjerët.

Adresa

The Blue Eye, Krongj, Mesopotam

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar