Parqe Kombetar

Stavraj

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Elbasanit dhe në rrethin e Librazhdit. Sipëfaqja aktuale është 400.00 ha.
Një zonë që përmbledh shumë habitate: pyje, kullota subalpine dhe alpine, liqene akullnajore,
kanione, ujëvara, guva, maja etj. Takohen lloje endemike dhe subendemike bimësh. Përbën një
bërthamë dhe biokorridor shumë te rëndësishëm për gjitarët e mëdhenj ariun (Ursus arctos),
ujkun (Canis lupus), rrëqebullin (Felis lynx), dhinë e egër (Rupicapra rupicapra), kaprollin
(Capreolus capreolus) etj.
Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 1543.0 m (4448464.99L/4539940.41V), kuota 1270.0 m, ndjek përroin
Frongovishtit (4449939.53L/4534371.15V);
b) Në Lindje: Përroi Frongovishtit (4449939.53L/4534371.15V), kuota 1481.0 m, maja
Cukeripit (1768.0 m)(4448893.81L/4532891.59V);
c) Në Jug: Maja Cukeripit (1768.0 m)(4448893.81L/4532891.59V), kuota 2023.0 m, qafa
Klemitit, kuota 2055.0 m (4447470.68L/4532347.452V);
d) Në Perëndim: Kuota 2055.0 m (4447470.68L/4532347.452V), kuota 1772.0 m deri te
kuota 1543.0 m (4448464.99L/4539940.41V).

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar