Parqe Kombetar

Piskal Shqeri

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Kolonjës. Sipëfaqja aktuale është 5,400.00 ha.
Përfaqëson territor kodrinor-malor ku dominojnë sipërfaqet e eroduara e të rëshqitëshme. Në këtë rajon shtrihet gjithë zonaliteti i tokave, nga të hinjta-kafe deri të murrme pyjore. Shkëmbi amnor varion nga argjilor, repçe e shiste ranore. Nga pikpamja klimatike prezanton një rajon të thatë e të ngrohtë, tipik mesdhetar. Hidrologjia është e varfër. Në zonën e Piskal-Shqerri vegjetonr një pyll fletor (Quercetum cerris -frainetto).  Si rezultat i degradimi të formacionit natyror bimor, zona është invaduar apo zëvëndësuar nga dushqe kserofile të rrallë të bulgrit (Quercus trojana), të shkurrezes  së  menishtës  (Cystus  villosus)  si  dhe  të  Quercetum  trojanae,  dëllinja  e  kuqe (Juniperus  oxycedrus),  stehelina  (Staehelina  uniflosculosa),  belizma  e  zezë  (Chrysopogon gryllus), dorikna leshtore (Doricnium hirsutum), shparthi (Quercus frainetto), qarri (Quercus
franietto),  shkoza  e  zezë  (Carpinus  orientalis) etj.   Pjesa  më  e  madhe  e  zonës  ende  ruanë rëndësinë ër faunën e egër veçanërisht për derrin e egër, (Sus scrofa) dhe elementë të tjerë faunistike të lidhur me pyjet e dushkut. Njëherazi, është zonë e rëndësishme e sigurimit të lëndës drusore (per ngrohje e ndertim), të kullotjes dhe gjuetinë sportive. Zona përmban vlera natyrore, peizazhore, kulturore, historike dhe turistike.
Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a)   Në Veri: Kuota 512.0 m (4459528.92L/4459158.83V), ndjek përroin e Lengaricës, kuota
685.0 m, përroi i Podës, kuota 737.0 m deri te pika e takimit të përroit të Shalësit me përroin e Omit (4468116.71L/4456758.84V);
b)   Në Lindje: Pika e takimit përroi i Shalësit me përroin e Omit
(4468116.71L/4456758.84V), kuotat 895.0 m, 953.0 m (4469201.86L/4454135.79V);
c)   Në Jug: Kuota 953.0 m (4469201.86L/4454135.79V), kodra Pinkës (1167.0 m), kuota
1127.0 m, maja Kories, kuotat 1242.0 m, 1337.0 m, qafa Plerishtës, kuota 1272.0 m,
1314.0 m, maja Lipecit (1471.8 m), qafa Murrizit, kuotat 1182.0 m, 1307.0 m, maja
Postenanit (1553.4 m) (4459239.74L/4451892.22V);
d)   Në Perëndim: Maja Postenanit (1553.4 m) (4459239.74L/4451892.22V), kuotat 1477.0 m, 1441.0 m, 1336.0 m, 1321.0 m, 1357.0 m, 1106.0 m, 1110.0 m, deri te kuota 512.0 m
(4459528.92L/4459158.83V).

Adresa

Radimisht, Barmash, Bashkia Kolonjë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar