Parqe Kombetar

Pishë Poro

Vlerësime 0

PishëPoro

Ndodhet në Qarkun e Fierit dhe në rrethin e Fierit. Sipëfaqja aktuale është 1,500.00 ha.
Zonë e njërës prej deltave më të rëndësishme të vendit, ku takohen dunat ranore më të shprehura të vendit (deri 4 m lartësi), Bimësi psamofite, hygrofite, halofite, tipike te ligatinave detare. Zonë e pyjeve të pishës mesdhetare. Në ujrat e pastra të deltës së Vjosës takohet lloji globalisht i rezikuar lundërza (Lutra lutra), ndërsa është rëndësia e këtij lumi për peshqit migratore (troftat). Zonë e rëndësishme për shpendët, në mënyrë të veçantë për shpendët rrëmbenjës (Falconiformes). 

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Grykëderdhja e kanalit të hidrovorit të Povelçës (4361958.13L/4510395.11V), vazhdon me kanalin ujëmbledhës deri te pika e takimit me kanalin kullues të tokave bujqësore të Povelçës (4363608.52L/4510358.17V);
b) Në Lindje: Pika e takimit me kanalin ujëmbledhës të tokave bujqësore të Povelçës (4363608.52L/4510358.17V), vijon me kanalin që ndan tokat bujqësore me pyllin e pishës deri te ndërprerja me lumin e Vjosës (4360338.53L/4504766.55V);
c) Në Jug: Pika e ndërprerjes me lumin e Vjosës (4360338.53L/4504766.55V), vijion përgjatë rrjedhjës së lumit deri te grykëderdhja e lumit të Vjosës
(4357230.70L/4503383.01V);
d) Në Perëndim: Grykëderdhja e lumit të Vjosës (4357230.70L/4503383.01V), vijon përgjatë vijës bregdetare të detit Adriatik deri te grykëderdhja e kanalit të hidrovorit të Povelçës (4361958.13L/4510395.11V).

Adresa

Pishë - Poro, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar