Parqe Kombetar

Parku Kombëtar Zall Gjocaj

Vlerësime 0

Zall Gjocaj
Ndodhet në Qarkun e Dibrës dhe në rrethin e Matit. Sipëfaqja aktuale është 140.00 ha. Park i vogël, por sëbashku me zonën rreth tij dhe parkun e Lurës ka vlera shumë të larta të biodiversitetit dhe një mori habitatesh, llojesh bimore e shtazore. Takohen pyje me pishë, arrnen, rrobull, ah dhe lloje endemike e subendemike, livadhe alpine, liqene akullnajore, përrenjë të shumtë dhe një faunë karakteristike të veçantë. Nga gjitarët e mëdhenj takohen ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kaprolli (Capreolus capreolus), dhe nga shpendët shqiponja e malit (Aquila chrysaetos), etj.. Parku është tepër i rëndësishëm dhe një bërthamë për gjitarët e mëdhenj. Përveç vlerave shkencore dhe natyrore, parku dhe zona rreth tij njëherazi ka vlera të mëdha estetike, peizazhore, turistike mjaft tërheqëse për vizitorët vendas dhe të huaj. Pasuritë natyrore dhe biologjike, bukuritë e peizazhit afrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, si burim shumë i rëndësishëm të ardhurash për parkun dhe banorët vendas. Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Pika me koordinata (4432694.22L/4620575.42V);
b) Në Lindje: Kufiri i parkut kombëtar “Lura” dhe pika me koordinata (4432559.64L/4619399.78V);
c) Në Jug: Pika me koordianta (4431570.05L/4618940.61V);
d) Në Perëndim: Pika me koordinata (4431752.13L/4619977.71V).

Adresa

Rruga Nikgjonaj, Qender Theth, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar