Parqe Kombetar

Parku Kombëtar "Shebenik-Jabllanicë"

Vlerësime 0

Shebenik-Jabllanice

Ndodhet në Qarkun e Elbasanit dhe në rrethin e Librazhdit. Sipëfaqja aktuale është 33,927.70 ha Zonë ndërkufitare, me vlera të larta biodiversiteti. Paraqitet si një territor mjaft i gjërë me një biodiversitet të lartë ku dominojnë pyjet plotësisht të virgjër të ahut (Fagus sylvatica). Shkalla e lartë e biodiversitetit llojor e habitator, afërsia nga rruga automobilistike, vlerat unikale si sipërfaqe e virgjër, ekzistenca e llojeve të rralla të Pinus sylvestris e Betula verrucosa e vënë këtë territor në një pozicion superior si rajon me vlera specifike mbrojtëse. Takohen dhe drurë të tjerë si pisha, bredhi i bardhë, rrobulli, mështekna (Betula alba); liqenje akullnajore, livadhe subalpine e alpine. Bimë endemike e subendemike. Bërthamë dhe biokorridor i rëndësishëm i gjitarëve të mëdhenj të mbrojtur nga Konventat, duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale/ballkanike. Habitate të kufizuara, por që rritin mjaft vlerën e këtij territori, të Betula verrucosa, Pinus leucodermis, Pinus peuce e Pinus sylvestris, ligatinat e gropa karstike me bimësi karakteristike Juncus, Carex etj. si dhe bukuria peizazhiste të luginës së Rajcës me dy shpatet (Shebeniku vendosur mbi ultrabazike dhe Jabllanica vendosur mbi gëlqerore), kombinimi i terreneve me pjerësi të buta me ato të thepisura, ekzistencën e shkëmbinjve masive e madhështore, burimet e shumta e të ftohta, etj, i a rritin dhe vlerat ekoturistike.
Kufijtë e këtij “Parku kombëtar” janë si më poshtë vijon:
a. Veri:Pika e takimit të rrugës automobilistike Librazhd-Steblevë me rrugën Librazhd- Dorëzi, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V, ura e Lumit Rapun, pranë fshatit Zagosht, shkalla e Lunikut, fshati Llanga, Fushë Studa. Kufiri verior ndjek rrugën e fshatit Borovë, në kuotën 887 m, përroin e Zallit të Klenjës, ndërpret rrugën automobilistike Steblevë-Klenjë, në kuotat 1 328 m, 1 462 m, 1 484 m, 1 654 m, 1 778 m, pika kufitare me kuota 1 980 m (Shkëmbi Shqipes) (4460524.30L/4580064.18V); 

b. Lindje: Kuota 1 980.0 m (Shkëmbi Shqipes), me koordinata 4460524.30L/4580064.18V, vijon përgjatë kufirit shtetëror, në kuotat 2 071 m, Maja e Radacit (2 081 m), 2 069 m, Qafa Kruqit, 2 132 m, Shpella Ariut, 2 030 m, Qafa Kokelit (1 883 m), 1 922 m, 1 948 m (Maja Reti 
Kurorës), 2 020 m, (Maja Varri Marikës), 2 133 m (Maja e Kallkanit), 2 189 m, 1 709 m, 1 611 m, 1 594 m, Qafa Rinas 1 404 m, me koordinata 4465215.85L/4553644.62V;
c. Jug:Kuota 1 404 m, me koordinata 4465215.85L/4553644.62V, ndjek kurrizin dhe rrugën këmbësore, në drejtim të Qafa Policës, në kuotën 1 366 m (Maja Kyqi Mjet), kalon te Qafa e Gjashtë Lisave, ndjek rrugën për këmbësorë dhe kuotat 1 379 m, 1 376 m (Maja Skurës), me koordinata 449513.84L/4553516.22V;
d. Perëndim:Kuota 1 376.3 m (maja Skurës), me koordinata 449513.84L/4553516.22V), zbret kurrizin, ndërpret lumin e Bushtricës, vijon në kuotat 1 147 m, 1 054 m (Maja Trestenikut), 1 143 m (Maja Varri i Plakës), 1 063 m, ndjek rrugën për këmbësorë për në fshatin Bozgarë-Kokrevë, në kuotën 783 m, ndërpret përroin e Hotolishtit, ngjitet kurrizit, në kuotat 767 m, 744 m, 1 100 m, 505 m, 916 m, kalon përgjatë rrugës Dorëzi-Librazhd, deri te pika e takimit me rrugën automobilistike Librazhd-Steblevë, me koordinata 4441509.41L/4564276.59V.

Adresa

Jablanica Mountain, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar