Parqe Kombetar

Parku Kombëtar "Mali i Tomorrit"

Vlerësime 0

Mali i Tomorrit

Ndodhet në Qarkun e Beratit dhe Elbasanit në rrethet Berat, Skrapar e Gramsh. Siperfaqja aktuale eshte 24,723.1 ha. Park me vlera të larta të biodiversitetit dhe i pasur për nga endemizmat dhe subendemizmat. Gjendet ahu, rrobulli e pisha e zezë, kullota subalpine dhe alpine. Park malor shumë i rëndësishme dhe i rëndësishëm për gjitarët e mëdhenj si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), shpendë grabitqarë të ditës dhe natës etj,. Përveç vlerave shkencore dhe ekonomine e natyrore parku afron vlera të mëdha peizazhore, estetike, shlodhëse e turistike, historike e kulturore që garantojne
zhvillimin e turizmit ekologjik e kulturor.

Kufijtë e këtij Parku Kombëtar janë, si më poshtë vijon:
a. Veri: Pika 1, kuota 804.0m, me koordinata 44255630.30L/4514853.20V, vijon me kurrizin sipër ujëmbledhësit të Dardhës, kuotat 828.0m, 781.0m, 766.0m e 645.0m, zbret kurrizin, kuota 320.0m, ndjek rrjedhën e përroit të Leshnicës, në drejtim të Lindjes, deri te pika 2, kuota 262.8m,
me koordinata 4433012.69L/4516042.90V;
b. Lindje: Pika 2, kuota 262.8m, me koordinata 4433012.69L/4516042.90V, vijon në krahun e majtë të rrjedhjës së lumit të Tomorricës, në drejtim të Jugut, kuota 377.0m, vijon përsëri me krahun e majtë të rrjedhjes së lumit të Tomorricës deri te pika 3, me koordinata 4440357.62L/4496629.90V;
c. Jug: Pika 3, me koordinata 4440357.62L/4496629.90V, ndjek përroin dhe kurrizin në drejtim të Perëndimit, kuotën 11543.0m, ndërpret rrugën auto dhe i ngjitet kurrizit, kalon në kuotat 2115.0m (m.Zaloshnjës) e 1855.0m, zbret kurrizin, kalon në krahun lindor të faqes së Murgovës dhe ndjek kuotat 1533.0m, 1331.0m, 1252.0m (pranë livadheve të Mollasit), 1217.0m (m.Varri i Janit) e 1138.0m, kalon në qafën e Lajthisë, kuotat 885.0m (bregu i Tegurit), 887.0m e 796.0m, pranë fshatit Selani, deri te pika 4, kuota 722.0m, me koordinata 4429078.51L/4492547.29V;
d. Perëndim: Pika 4, kuota 722.0m, me koordinata 4429078.51L/4492547.29V, zbret kurrizin dhe ndërpretë përroin e Bogovës në kuotën 233.0m dhe i ngjitet kurrizi, duke ndjekur vijën ndarëse të zonës së mbrojtur të burrimeve ujore të Bogovës me veprimtaritë e nxjerrjes së pllakave të gurit dekorativ, kuotën 1832.0m, vijon pëgjatë kurrizit (pranë shtegut të Jaupit), më pas ndjek rrugën auto, vijon në drejtim të kuotës 721.0m (fusha e Çeços), kuota 605.0m, ndërpret përroin, i ngjitet kurrizit dhe vijon me kuotat 543.0m e 656.0m, zbret kurrizin dhe ndërpretë rrugën auto dhe përroin e Kapinovës në kuotën 280.0m, i ngjitet kurrizit dhe vijion me kuotat 856.0m, 682.4m e 625.0m, ndërpretë përroin e Lybeshës në kuotën 293.0m, i ngjitet kurrizit poshtë fshatit Lybeshë, kuota 717.0m, ndërpretë lumin e Tomorrit, vijon përgjatë kurrizit me kuotën 818.0m, ndërpretë përroin e Gropës, në kuotën 325.0m, ndjek degën e përroit të Gropës, në drejtim të Veriut, kuota 648.0m, zbret kurrizin dhe vijon përgjatë përroit të Bejasit, kuota 476.0m, më pas me kuotën 1018.0m, ndjek rrugën auto dhe kuotat 1021.0m, 868.0m e 780.0m, ndjek rrugën pranë fshatit Perisnakë, kalon në pikën e takimit të përroit të Indraxhit me përroin Qendere dhe ndjek përroin e Kanatikut në fshatin Dardhë, i ngjitet kurrizit, kuota 811.0m, vijon përgjatë kurrizit sipër ujëmbledhësit, kuota 835.0m deri te pika 1, kuota 804.0m, me koordinata 44255630.30L/4514853.20V.

Adresa

P45H+Q8Q, Tomor, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar