Parqe Kombetar

Parku kombëtar "Lugina e Valbonës"

Vlerësime 0

Lugina e Valbonës

Ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës. Sipëfaqja aktuale është 8,000.00 ha. Park ndërkufitar me vlerat më të larta të biodiversitetit. Takohen pyje të ahut, pishës, rrobullit, bredhit, livadhe alpine (bjeshkë), pyje të gështenjës (Castanea sativa) në gjendje natyrore, përrenj e lumenj malor, etj. Park i pasur në endemizma e subendemizma. Parku është gjithashtu dhe një zonë e vetme e takimit të hormoqit (Picea abies). Takohen gjitarë të mëdhenj e të mbrojtur si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), kope me dhitë e egëra (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), etj, ndërsa nga shpendët veçojmë praninë e gjelit dhe të pulës së egër (Tatrao urogallus) dhe shqiponjës së malit (Aquila chrysaetos), etj. Në ujrat e lumit të Valbonës takohet lloji globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra). Parku, veç vlerave të mëdha shkencore, didaktike, peizazhore etj, mbart potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit natyror e kulturor. Nuk ka plan menaxhimi, po hartohet ne kuader te projektit SELEA. Parashikohet te perfshihet ne siperfaqen e Pakut Kombetar “Alpet Shqiptare”.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Qafa e Lugut Valit (4401060.09L/4699648.28V), maja e Popluqes (2569.0 m), maja e Jezercës (2692.0 m), maja e Kokërhanës (2495.0 m, kuotat 2285.0 m, 2125.0 m, përgjatë kufirit shtetëror, qafa e Shelegëve, kodra e Dashit (2522.5 m), maja e Kolës (2204.0 m), maja e Fasllisë (2148.4 m), maja e Zabelit (2009.0 m), qafa Varri i Hanës, maja Vranicës (1720.0 m), kuota 2041.1 m (4418177.73L/4708794.25V);
b) Në Lindje: Kuota 2041.1 m (4418177.73L/4708794.25V), maja Valit (2118.4 m), kuota 2030.0 m, qafa Kunji i Armëve, maja e Rupës (2266.7 m), kuota 2016.0 m, qafa Policës, maja Pllanës (2038.0 m), kuota 1941.0m m, qafa Petishit, kuota 1751.0 m, qafa Pejës, maja Bajrakut (1762.2.m), kuota 1554.0 m, maja Qypit Grocit (1343.6 m), ndërprerja me lumin e Gashit (në Begaj) (4425715.73L/4695842.74V);
c) Në Jug: Ndërprerja me lumin e Gashit (në Begaj) (4425715.73L/4695842.74V), kuota 244.0 m, ndjek rrjedhjen e lumit të Valbonës deri te maja e Potkuqit (849.0 m), maja e Tallobucit, kuota 1868.0 m, maja Lugu i Thiut (2108.8 m), kuotat 2424.0 m, 2317.0 m,2391.0 m, maja Hekurave (2559.5 m), qafa Drockes, kuotat 2157.0 m, 2400.0 m, maja Grykave të Hapta (2625.0 m), maja Brijasit, kuota 2529.4 m, maja Zhaporës (2561.0 m), kuotat 2445.0 m, 2278.0 m, maja Suka e Zhaporës (2337.0 m)- (4404999.63L/4695808.63V);
d) Në Perëndim: Maja Suka e Zhaporës (2337.0 m)-(4404999.63L/4695808.63V), qafa Zhaporës, kuota 2111.0 m, qafa Valbonës, maja Valbonës (1965.9 m), kuota 2247.0 m, maja Alijes (2471.0 m), Qafa Lugut Valit (4401060.09L/4699648.28V).

Adresa

Margegaj, Tropojë Municipality, Kukës County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar