Parqe Kombetar

Parku kombëtar i Thethit

Vlerësime 0

Thethi eshte park zoologjik natyror, rreth 70 km larg qytetit te Shkodres. Ky park ka nje siperfaqe prej 2630 hektaresh. Ne vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombetar”. Bukurite e paperseritshme te ketij fshati malor, ne zemer te Alpeve shqiptare, e bejne Thethin qe te zere nje vend te rendesishem ne natyren dhe turizmin shqiptar. Rrethohet nga male te larta dhe qafa mahnitese, duke filluar nga Qafa e Thanes, Shtegu i Dhenve, Radohima, Sheniku, Papluku, Maja e Alise, Qafa e Pejes, Gropa e Bukur, Qafa e Jezerces, Maja e Zeze, Maja e Zorgjit. 
Fshatrat e kesaj zone shtrihen ne te dy anet e lumit nga Okoli deri ne Grunas, ku spikasin shtepite karakteristike, qe te gershetuara me sfondin alpin, te shfaqen si peizazhe te paperseritshme dhe te papara ndonjehere. Pylli eshte mjaft i pasur edhe me shpende te ndryshem si shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi i eger, gjeli i eger dhe pula e eger e shume shpende te tjere qe shtegtojne ne Theth gjate sezonit te riprodhimit. 
Nuk duhen lene pa u permendur edhe pasurite e lumit te Shales, qe buron ne Okol dhe te lumit te Kaprese, qe shquhen per peshkun karakteristik: troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera. Ndersa per banoret e kesaj zone, Dr. Franc Nopca ka shkruar se ”po t’u biesh ne bese, ne asnje vend tjeter te botes nuk do te ndihesh me i sigurt”. Resurset natyrore i dallon çdo vizitor, sa le Gryken e Nderlyses dhe ballafaqohet me mrekulline e kanionit te Grunasit qe eshte rreth 2 km i gjate, 40 deri 60 m i thelle dhe vetem 2 deri ne 3 m i gjere.
Perveç kanionit, ne Theth gjenden nje numer i konsiderueshem shpellash, por ato qe kane terhequr vemendjen e shume alpinisteve, spelologeve, gjeografeve etj, jane Shpella e Harapit dhe Bira e Rratheve, te cilat me permasat e tyre dhe dukurite interesante qe mbartin brenda tyre si liqenet nentokesore, galeri, sifone etj, jane bere shkak i shume legjendave te krijuara nga vete banoret e zones. 

Thethi nga lashtesia deri ne ditet e sotme


Historia e Thethit dhe e Shales ishte e lidhur me ate te fisit ilir te Labeateve. Ne shekullin e VIII-te, kjo zone ishte pjese e Pultit, i cili ndahej ne Pultin e siperm dhe Pultin e poshtem. Thethi per here te pare shfaqet i dokumentuar ne Defterin e regjistrimit te Sanxhakut te Shkodres, ne vitin 1485, me emrin Fusha dhe ne ate kohe kishte vetem 7 shtepi te medha.
Ne shekullin e XVI–te, turqit e izoluan kete zone nga Shkodra dhe Malesia e Madhe, duke e bashkuar administrativisht me Sanxhakun e Dukagjinit me qender ne Peje. Qe nga ajo kohe Thethi konsiderohet pjese e Dukagjinit. Edhe sot, te tri zonat se bashku: Shala, Shoshi dhe Pulti konsiderohen pjese e Dukagjinit. Me pas ne fillim te shekullit te XIX-te, fisi i Ahcajve nga Thethi arriti ta bashkoje kete zone me Bushatlinjte e Shkodres.
Coronelli eshte i pari qe e permend Thethin ne harten e vitit 1688, ndersa ne vitin 1916-1917 shkon ne fshatin Theth at Shtjefen Gjeçovi, i cili shkruan per te dhe e ben te njohur. Viti 1921 e gjen Thethin me shkolle te ndertuar nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe me pas ne 1936 hapet rruga automobilistike qe shoqerohet nje vit me vone me hapjen e nje agjencie turistike.
Me kalimin e viteve qe nga viti 1968 e ne vazhdim do te hapen disa qendra te tjera turistike dhe do te ndertohen godina, hotele e shume objekte te tjera, qe do te prisnin vizitore te shumte nga e gjithe Shqiperia dhe Evropa Lindore per 35 vjet rresht. Kapaciteti i sezonit veror ishte mesatarisht deri ne 600 vete dhe ne dimer mbi 400 vete, mesatarisht 1 pushues per 1 banor. 
Ne vitin 1976, Thethi shpallet “Park Kombetar”. Pas ndryshimeve te ‘90–tes, hoteli funksionon vetem pjeserisht me nje kapacitet prej 30 shtreterish dhe eshte privatizuar. Deri ne vitin 1997, hoteli, qe sot mban emrin Frashnishta, ka pritur e percjelle shume pushues vendas e te huaj, por me trazirat qe perfshine gjithe vendin u prish edhe rregulli i frekuentimit te zones turistike te Thethit. 
Ne vitet e fundit gjate stines se veres, Thethi merr pamjen e nje qyteze te vogel, ku popullsia gjashtefishohet nga 200 banore qe ka ne dimer, ndersa ne vere ky numer arrin ne mbi 1200 vete.
Bukurite e paperseritshme te ketij fshati malor ne zemer te Alpeve shqiptare, e bejne Thethin qe te zere nje vend te rendesishem ne natyren dhe turizmin shqiptar. Duke u nisur nga veçorite e tij dhe nga vendndodhja prane kufirit, Parku Kombetar i Thethit eshte propozuar qe te jete pjese e nje parku nderballkanik te quajtur Parku i Paqes, ku te perfshihen territore edhe nga Kosova dhe Mali i Zi.
Kultura

Kultura e zones qe po flasim eshte vertet e vecante me veshjet tradicionale. Te huajt befasohen nga kostumet tradicionale, mijeravjeçare te vendesve. Ato jane te pranishme sidomos ne dite festash. Xhubleta per grate eshte nje veshje e leshte ne pjesen me te madhe. Ajo ka ngjyre te zeze dhe eshte e stolisur me stoli te arta. Grate i endin dhe qendisnin vete me duart e tyre ruhen brez pas brezi. Grate e fshatit me keto veshje qe kane mbajtur diten e pare kur shkuan ne shtepine e burrit, ua kane trasheguar edhe vajzave te tyre. Ato i kane veshur ato ne diten e dasmave te tyre, brenda apo jashte vendit, me shalle, me ornamente, varese me monedha te argjendta, brez te zbukuruar dhe te qendisur, kemisha dhe aksesore te tjere, pjese te veshjes tradicionale. Nje kostum i tille sot mund te blihet me çmime teper te larta, 1500-2000 euro. 
Veç ketyre, grate e fshatit Theth vazhdojne te bejne pune dore, te endin qilima, te rehabilitojne xhubleta, te thurin çorape apo te bejne xhaketa me pune dore. Te gjitha keto, kane impresionuar edhe me tej syte kurioz te turisteve
Veshjet e burrave jane gjithashtu te vecanta por ato nuk perdoren sot ndersa grate perdorin veshje trdicionale ne raste festash ndersa zakonisht perdorin veshje gjysem moderne.
Ndersa shtepite ne Theth jane te ndertuara me gur per t’u bere balle kushteve te keqija klimaterike, ndersa per shkak te bores se dendur çatite jane ndertuar me nje pjerresi te dukshme per rreshqitjen e bores. Ato jane 2-3 kate te ndertuara ne shpatin e malit dhe rreze tij. Karakteristike e tyre jane shkallet per ne katin e dyte, pasi kati i eshte perdorur per bageti. Ne katin e II ndodhet oda e miqve me dritare te vogla eshte mjaft e vecante, me oxhak ku akoma dhe sot ndizet zjarri cdo dite. 
Kisha Kisha e Thethit eshte ne mes te fshatit, per te shkuar aty duhet te kalosh lumin e paster, aq sa mund te dallosh te gjithe guret e guralecet e fshatit. Kisha eshte e rikonstruktuar nga banoret e Thethit, qe jane larguar ne emigracion.. Nje here ne jave, diten e shtune, atje mbahet mesha, vendosen kurorat. Ne fundjave, banoret shkojne dhe luten, takojne njeri-tjetrin, urojne çiftet qe vendosin kurore.
Traditat
Menyra e jeteses ne kete krahine eshte ndikuar nga dimrat e gjate e te eger, toka jopjellore dhe relievi i ashper malor. Pavaresisht nga keto faktore lugina e Thethit ka qene e banuar qe prej 3000 vjetesh dhe nder shekuj ishte kufiri ndares mes ilireve, romakeve, bizantineve dhe turqve. Familja luan rol te rendesishem – zakonet e vjetra dhe festat u kane rezistuar shekujve dhe vazhdojne te mbahen gjalle edhe sot e kesaj dite ne krahinen e Thethit.. 
Ketu ka lindur “Kanuni i Lek Dukagjinit” qe eshte libri i pare qe pershkruan rregullat e jeteses ne kete pjese te Shqiperise se atehershme. Ky liber me vone u be “Ligji” i te gjithe shqiptareve. Ne kete liber nje pjese te rendesishme ze edhe mikpritja si norme e detyruar por qe tani eshte bere pjese e karakterit te gjithsecilit shqiptar por ne menyre te vecante e banoreve te kesaj zone. Po te shkosh ne Dukagjin deren e ke te hapur ne cdo kohe dhe ndihma per cdo gje nuk te mungon. Kur je ne Dukagjin je ne bese te tyre, keshtu qe je i sigurte. 
Atraksionet 

Rruga per ne Theth gjarperon mes pyjesh e peizazhesh mahnitese. ngado te sheh syri veç kreshta dhe maja qe ngrihen mbi luginat e ngushta, plot me pragje e ujevara. Pasuria shpirterore e veçante, per çka flasin dhe gojedhanat, legjendat e mitet, jane disa nga pasurite etnokulturore te veçanta, qe ruhen e percillen brez pas brezi, ne keto lugina e shpate malesh. Thethi ka pamjen e nje pellgu 800 m mbi nivelin e detit. Eshte vendosur midis nje kurore majash te thepisura si, Radohima, Maja e Arapit, Maja e Alise, te cilat spikasin per bukurite e rralla ne gjithe Alpet. Permes fshatit rrjedh lumi i Shales, i rrembyeshem, me uje te bollshem, i paster si kristali e i ftohte si akulli. Nga malet me furi e zhurme zbresin katarakte e ujevara. Thethi eshte vendi i kontrasteve te relievit, ujevarave, bimesise se dendur, livadheve e sidomos ngjyrave.
Ne Theth gjenden 50 per qind e llojeve te bimesise se Shqiperise, disa prej tyre endimike. Ketu rriten 1600 bime te llojve te ndryshme, prej te cilave 120 lloje bimesh mjekesore dhe 40 lloje bimesh ngjyruese. Mbi 50 lloje bimesh te egra perdoren per ushqim. Gjenden mjaft lule ku per tu permendur eshte “ Ëulfenia e Baldachit” e zbuluar nga botanisti italian Baldachi. Kjo lule gjendet vetem ne Theth.
Thethi karakterizohet nga pyje, kullota e livadhe alpine e subalpine. Parku Pyjor Kombetar ka siperfaqe prej 2300 ha. Natyra i ka falur privilegje ketij fshati alpin. Nese je amator i alpinizmit, i gjuetise se kafsheve te egra apo i peshkimit, ketu do te gjesh nje fushe te gjere veprimi e argetimi. 
Thethi si park zoologjik natyror

Quhet i tille nga banoret dhe nga vizitoret, pasi ka nje hapesire te admirueshme e cila u ofron kushte te mira jetese disa llojeve te ndryshme te kafsheve te egra si: ariu, dhia e eger, derri i eger, kaprolli, dhelpra, ujku, lepuri, pa harruar rreqebullin, zardafin e iriqin.
Po perveç shumellojshmerise se kafsheve te egra, pylli i Thethit eshte mjaft i pasur edhe me shpende te ndryshem si shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi i eger, gjeli i eger dhe pula e eger e shume shpende te tjere qe shtegtojne ne Theth gjate sezonit te riprodhimit. Nuk duhen lene pa u permendur edhe pasurite e lumit te Shales, qe buron ne Okol dhe te lumit te Kaprese, qe shquhen per peshkun karakteristik: troften pikaloshe e kryemadhe, pa harruar edhe liqenin e akullt te Terthores, ku gjendet peshku triton alpin dhe shume lloje te tjera
Resurset natyrore 

Resurset natyrore te kesaj zone jane te lidhura se bashku edhe me trashegimine kulturore dhe historike te banoreve vendas, duke formuar keshtu, bazat me te rendesishme per zhvillimin e turizmit. Lidhur me kete fakt ka shkruar edhe alpinisti Georg Heinshemer, i cili e ka konsideruar Thethin, padyshim, vendin me te pershtatshem per turizem nder Bjeshket e Veriut te Shqiperise.
Nje bukuri natyrore, te veçante, te bjeshkeve te veriut, shpalos kete zone, Ujevara e Thethit me 25 m lartesi, ku se bashku me cirqet perreth dhe Mullirin e Blojes, Kullen e Ngujimit, muzeun, formojne nje nga vendet me interesante per t’u vizituar. Por jo me pak terheqes eshte edhe vendburimi i lumit te Shales ne Okol, burimet e te cilit nxjerrin 2.5 deri ne 3 m kub uje, qe ve ne pune nje hidrocentral te vogel dhe 12 mullinj, qe sherbejne per uje te pijshem, cilesia dhe pastertia e te cilit eshte per t’u admiruar
Pasuria ujore
Nje nga terheqjet themelore qe e nxit turistin drejt eksplorimit te zones qe kemi marre ne studim, jane atraksionet natyrore qe jane te vecanta dhe ndoshta nje pjese e tyre jane edhe unike. Ne rrugen drejt Thethit, ka dy lumenj qe ndeshen gjate udhetimit. Njeri eshte Kiri qe vjen nga malet (Kiri fshat) dhe kalon perbri qytetit te Shkodres. Kiri ne pjesen e ulet te tij eshte i thate ne periudhen e veres por ne ne tre sezonet e tjera ai eshte me uje.. Temperatura e ujit eshte normale, jo e ftohte.
Lumi tjeter eshte ai i Shales, qe kalon neper lugina te thella. Shtrati i tij eshte me gure te medhenj me siperfaqe te ashper. Ngjyra e ujit te ketij lumi eshte e mrekullueshme. Ai ka ngjyre te kalter te embel shume te vecante. Ky lum te shoqeron deri ne Theth. 
Kanioni i Grunasit ndodhet ne Nderlysaj prane lagjes Mardedaj. Ky kanion ka gjatesi afersisht 2 km, gjeresi 2-5 metra dhe thellesi30-60 metra. Prane ketij kanioni ndodhet Ujevara e Grunasit me lartesi 25 m.
I rendesishem nga pikepamja e atraksioneve natyrore eshte edhe vendburimi i Lumit te Shales ne Okol, ne te cilin buron rreth 2-3 meter kub uje per second me nje pasterti dhe cilesi te pakrahasueshme. Uji i ketij lumi degezohet ne disa kanale te cilat shkojne ne mullinj dhe hidrocentrale. Edhe burime te tjera me te vogla dhe me uje te mrekullueshem i gjen kudo ne fshatin e Thethit.
Malet 

Kjo natyre e pashoqe te paraqitet me formacione te ashpra karstike ne shkembinj gelqerore, me pyje te dendura, perrenj e lumenj te rrembyer, humnera, fusha te vogla bujqesore mes malesh si dhe lugina te krijuara nga akullnajat me atraksione te shumta. Pamja madheshtore e maleve perreth me maja shkembore eshte nje terheqes real i turisteve. Majat kryesore jane: 

Maja e Jezerces – 2679 m
 Maja Poplluka – 2555.7 m
 Maja e Alise – 2374 m
 Maja e Arapit – 2221 m
 Qafa e Pejes – 1680 m
 Qafa e Valbones- 1682 m

“Vorri i Triepshit” eshte nje nga pikat me te rendesishme sepse nga ketu shihet Lugina e Shales me madheshtorja ne udhetim. Nga juglindja peisazhi eshte shume alpin dhe perfaqesohet nga tete maja malesh me nje lartesi te madhe. Perveç atyre qe permendem me perpara tani mund te permendim edhe Majen e Boshit, Maja e Derrave, Maja e Drenit, Maja Kokina.
Shpellat
Per turiste e apasionuar pas eksplorimit te shpellave, kjo zone turistike afron 170 e tilla, ku 10 prej tyre te kategorise nderkombetare, zona turistike me vlera te medha kurative. Ne Theth pyjet mbarojne ne lartesite 1800 metra. Pas kesaj lartesie ndodhen kullotat alpine, me lugina te rrethuara me pyje plot gjelberim qe mund te shfrytezohen per turizmin dimeror.
Ketu mund te permendim Shpellen e Majes se Arapit qe ndodhet ne fshatin Theth. Kjo shpelle gjendet ne verilindje te ketij fshati ne rreze te Malit te Arapit ne lartesine 968 metra. Vendasit kane krijuar legjenda per kete shpelle prandaj e therrain “Shpella e Harapit” duke nenkuptuar dicka te keqe.
Shpella tjera jane: Shpella e Rratheve, Shpella e Qyqes dhe Shpella e Kuqe.

Flora e Fauna e Parkut Kombetar te Thethit 

Rajoni i Thethit karakterizohet nga nje larmi e madhe natyrore si:

Pyll ahu enobulli dhe pak shkoneta 
Livadhe subalpine 
Shpate te thepisura e gelqeror
Diversiteteti i larte i tyre eshte gershetuar dhe me ndikimin e klimes malore mesdhetare qe kane perpunuar me shekuj nje biznes dhe flore me diversitet te larte.
Ne Parkun Kombetar te thethit dallojme 35000 lloje bimesh:

Zona e dushkut 

Kjo zone shtrihet ne lartesine 600-800 m mbi nivelin e detit Zona e Dushkut gjendet me shume ne fund te shpates malore si ne fushen e Thethit , Gjelaj, Okol, ketu takohen pyje te perziera dushqesh si: qani mellenja, shkoza, frasheri, lajthija, thana, munizi, dellinja, e zeze etj. 
Mjaft e larmishme eshte bimesia barishtore ne pyjet e perziera te dushkut, kjo bimesi perbehetnga:flokezi, terfilat, grashirat, trumza , drypeza , belizma etj. 

Zona e Ahut 

E cila shtrihet rreth 700-1900 m mbi nivelin e detit. Kushtet klimatike tokesore bejne qe pyjet e ahut te mbulojne pjesen dermuese te P.K.TH. Ahu eshte dominues ne kete zone, ku formohen me teper pyje te pastra ahu dhe me pak pyje te perziera.Ne perberje te pyllit ka me teper drure te trashe dhe te gjatesi dhe drure ne moshe te re(ne lartesi mbi 1400 m). Pervec ahut me pak takohen dhe: bredhi i bardhe, plepi i eger, shelgu i eger , etj. Ne pjesen e siperme te ahut takohet nobulli i cili arrin ne lartesi e 2200 m, duke formuar kufirin me te larte te bimesise drusore.

Zona e kullotave

Shtrihet mbi zonen e ahut deri ne 2300 m mbi nivelin e detit. Karakteristike e kesaj zone eshte mungesa e pyllit.Kjo perbehet nga bime barishtore dhe pak shkuneza, sic jane dellinja e nyjezuar, shelgu, tureza. 

Fauna
Fauna e kesaj zone eshte shume e pasur me kafshe te te gjitha llojeve dhe biles disa te rralla per shqiperine por edhe me gjere. Ketu mund te prmendim: ariu, dhia e eger, derri i eger, kaprolli, dhelpra, lepuri, ujku, rreqebulli, zardafi, iriqi dhe shume e shume te tjere.
Disa nga llojet e shpendeve jane: shqiponja, skifteri, thelleza, pellumbi i eger, pula e eger etj. 
Peshku i vecante i kesaj zone eshte trofta.

Kushtet klimatike 


Klima eshte favorizuese per turiste me dimer te ftohte dhe vere te fresket, ketu mund te marresh ajrin e paster e te pasur me jone qe zbret nga malet per ne lugine si dhe dritezimi e qiellit te kalter, shfrytzimi i rrezeve te pasura me ultraviolete.Reshjet vjetore jane 2900-300m te cilat shperndahen sipas stineve –ne pranvere 21%, ne vere9%, ne vjeshte 32% , dhe ne dimer 39 %, nje pjese e reshjeve bien ne formen e debores qe formon nje shtrese te qendrueshme per disa muaj, trashesia e e debores shkon nga 1.5m ne dimer me reliev te ulet dhe 3-4m ne qafen e majeve.
Temperatura luhatet nga +20°C—26° C ne vere, dhe 0°--10°deri ne -14--(-20) °ne dimer.
Gastrononia

- Specialitetet tradicionale te zones 

Persa u perket produkteve ushqimore, mbizoterojne produktet e fshatit: vlen te permendim gjalpin, djathin, mishin e llojeve te ndryshme, buken e misrit, vezet e pules etj. Keto jane produkte e fshatit tradicionale pamvaresisht produkteve te tjera te cilat importohen nga qyteti.
Nje specialitet shume i shijshem i kuzhines eshte ferliku: nje qingj ose gic i tere i pjekur ne hell. Tipik per kete krahine eshte edhe i famshmi djathe i bardhe deleje me emrin kulac, i cili vihet per t’u pjekur mbi soben e nxehte. Fshati i Thethit ka nje tradite te gjate ne pergatitjen e rakise, e cila mund te behet nga rrushi vendas, kumbulla, mani ose thana. Rakia eshte pjese e pandashme e jetes shoqerore te zones
Edhe caji i Thethit, me nje lule ne ngjyre vjollce, eshte i veçante
Në mungesë të daljes në treg dhe sigurimit të parasë kesh nga shitja e prodhimeve, fshatarët e zonës, gjithçka që nuk e prodhojnë dot vetë, e kanë me pakicë ose nuk e kanë fare. Në vend të sheqerit, përdorin mjaltin. Nga ushqimet e blera në treg janë vetëm mielli, kripa e vaji.

- Menuja e zakonshme

Për mëngjes, të zotët e shtëpisë ofrojnë për turistët bukë shtëpie, çaj mali, mjaltë të freskët, gjalpë dhie dhe reçel. Siç është zakoni, pas mëngjesit mund të pish një kafe turke. Për drekë e darkë ofrohet një gjellë me mish, sallatë e shumëllojshme me perime të freskëta, patate të mbushura si dhe një gotë kos dhie. Kush e ka qejf pijen, mund të shijojë verën e shtëpisë ose raki.
Ne kopshtet e shtepive turistet kane mundesine te vjelin vete edhe fruta, si rrush, molle, kumbulla etj. Shume familje kane ne kopshtet e tyre edhe kosheret e bleteve , mjaltin e te cilit e ofrojne per turistet ne cdo kohe.

Adresa

Restaurant Jezerca, Rruga Nikgjonaj, Hardedaj (Theth)

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar