Parqe Kombetar

Parku kombëtar i Lurës

Vlerësime 0

Lura

Ndodhet në Qarkun e Dibrës dhe në rrethin e Dibrës. Sipëfaqja aktuale është 1,280.00 ha. Zonë me vlera shumë të larta të biodiversitetit. Me pyje me pishë, arrnen, rrobull, ah dhe shkurre; lloje endemike, disa lloje subendemike dhe drurë relikte. Liqene akullnajore të shumtë me bimësi ujore (zambakët e ujit) e faunë karakteristike mjaft të veçantë për vëndit tonë; livadhe alpine (bjeshkë), etj,. Gjitarë të mëdhenj e të mbrojtur si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia e egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), dhe ndër shpendët veçojmë praninë e gjelit të egër (Tatrao urogallus) dhe shqiponjës (Aquila chrysaetos). Parku ka vlera shkencore, estetike, peizazhore, turistike mjaft tërheqëse për vizitorët vëndas dhe të huaj. Pasuritë natyrore dhe biologjike, bukuritë e peizazhit afrojnë potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit, si burim shumë i rëndësishëm të ardhurash për parkun dhe banorët. Gjendja mjedisore eshte teper e rende.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Pika me koordinata (4432433.07L/4630364.16V), ndjek vijën ndarëse poshtë liqenit të Lopëve e të Tushës deri te pika me koordinata (4434005.23L/4629885.37V);
b) Në Lindje: Pika me koordinata (4434005.23L/4629885.37V), ndjek vijën ndarëse poshtë liqenit të Madh, teë Hotit, të Zi, të Luleve, kuotën 1614.0 m (K.F.Pelave) deri te pika e fillimit të Përroit Kroi i Bardhë (4433705.09L/4620034.33V);
c) Në Jug: Përroi Kroi i Bardhë (4433705.09L/4620034.33V), ndërpret rrugën automobilistike dhe ngjitet kurrizit deri te pika me koordinata (443305.09L/4620034.33V);
d) Në Perëndim: Pika me koordinata (443305.09L/4620034.33V), ndjek kurrizin ujëndarës dhe kufirin midis rretheve Dibër e Mat, kuotat 2062.4 m, 1924.0 m, 2063.8 m, 2119.5 m (K.Lurës) deri te pika me koordinata (4432433.07L/4630364.16V).

Adresa

Arrth, Lurë, Bashkia Dibër

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar