Parqe Kombetar

Parku Kombëtar "Divjakë-Karavasta"

Vlerësime 0

Parku Divjakë-Karavasta

Ndodhet në Qarkun e Fierit e Tiranes,në rrethet Lushnjë, Fier e Kavaje. Sipëfaqja aktuale 22,230.00 ha. Është pa dyshim zona më e rëndësishme përgjatë zonës bregdetare të vendit dhe nga më të rëndësishmet në Mesdhe. Takohen një sërë habiatatesh si: delta lumenjesh, laguna, duna ranore, bimësi psamofite, halofite, dhe hygrofite, pylli me pishë të butë dhe të egër dhe me prani të dëllënjës kokërrmadhe (Juniperus monocarpa). Takohen 3 lloje endemike salepesh të gjinisë Orchis dhe lloji endemik Aster albanicus. Përgjatë deltave takohet gjitari globalisht i kërcënuar lundërza (Lutra lutra). Përhapje ka dhe çakalli, dhelpra, baldosa, etj. Parku dhe zona rreth tij ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit. Po hartohet plani i menaxhimit me JICA.

Kufijte e Parkut Kombetar:

a) Në Veri:Grykëderdhja e Lumit Shkumbin (4398754.42L/4571385.23V) deri te pika e ndërprerjes së Lumit Shkumbin me rrugën automobilistike, pranë fshatit Sulzotaj (4398754.42L/4571385.23V).

b) Në Lindje:Nga pika e ndërprerjes së rrugës automobilistike me lumin Shkumbin, pranë fshatit Sulzotaj (4398754.42L/4571385.23V), ndrejt rrugës për në fshatin Shënepremte, më pas në kuotat 75,5 m, 83,0 m, 91,5 m, 90,4 m, 104,0 m; 107,0 m, 78,0 m, 132,0 m (maja e Fikut), 154,0 m (Gropa e Malukut), 168,0 m, 156,0 m (Maja e Gjatë), 175,0 m (Maja e Çerit, 192,3 m (Guri i Gomares), 136,0 m dhe kalon përmes fshatit Babunjë deri ku ndërpritet me ujëmbledhësin e Myzeqesë, vijon në krahun e majtë të rrjedhjes së këtij ujëmbledhësi deri te ura pranë hidrovorit të Ndërnenasit, vazhdon përgjatë rrugës automobilistike, deri ku ndërpritet me lumin Seman (4386723.94L/4520674.33V).

c) Në Jug:Lumi i Semanit (4386723.94L/4520674.33V) deri te grykëderdhja e tij, në Detin Adriatik (4363408.97L/4522464.10V).

d) Në Perëndim:Grykëderdhja e Lumit Seman (4363408.97L/4522464.10V), vijon përgjatë vijës bregdetare deri te grykëderdhja e Lumit Shkumbin (4398754.42L/4571385.23V).

Adresa

Mucias, Bashkia Divjakë, Fier County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar