Parqe Kombetar

Parku Kombëtar Detar "Karaburun-Sazan"

Vlerësime 0

Karaburun-Sazan

Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës. Sipërfaqja e përgjithshme e “Parkut Kombëtar Detar” Karaburun-Sazan është 12 428.00 ha, e ndarë si më poshtë vijon:
Pjesa detare pranë gadishullit të Karaburunit ka sipërfaqe 9 848.95 (nëntë mijë e tetëqind e dyzet e tetë pikë nëntëdhjetë e pesë) ha. Zona detare pranë Gadishullit të Karaburunit, nga Kepi i Shën Vasilit deri te faqja e Langadhës, dhe rreth Ishullit të Sazanit, në një largësi 1 milje detare (1852m), nga vija bregdetare, është identifikuar, nga ekspertët vendas dhe të huaj, si zona me vlera të larta të trashëgimisë natyrore. Kjo zonë konsiderohet me larmi të pasur peizazhesh nënujore, habitatesh dhe të llojeve të florës e faunës detare; si vendstrehimi, ushqimi e shumimi për një numër të madh llojesh me rëndësi kombëtare, rajonale dhe globale. Ato përbëjnë gjithashtu një substrakt të përshtatshëm për rritjen e shumë organizmave bimore e shtazore nënujore, duke filluar me algat detare, sfungjerët, knidarët, molusqet, krustacet, lëkurëgjëmborët, koralin e kuq, reptilët, gjitarët dhe habitate të
mundëshme për Fokën e Mesdheut.
Një nga karakteristikat dalluese të biodiversitetit të kësaj zone janë livadhet nënujore të posidonias (Posidonia oceanica), që cilësohen si lloj i përkeqësuar, i Detit Mesdhe. Shtrirja e tyre varet nga natyra dhe përbërja e funddetit, nga karakteristikat e ujit, si transparenca, pastërtia, etj,
të cilat plotësohen më së miri rreth Gadishullit të Karaburunit dhe Ishullit të Sazanit.
Veç të tjerash, kjo zonë banohet ose vizitohet edhe nga lloje globalisht të rrezikuara në shkallë kritike, të cilat janë listuar edhe në konventat ndërkombëtare ku aderon Shqipëria, siç janë disa lloje peshqish, peshkaqenësh, breshkash deti, delfinësh dhe Foka e Mesdheut (Monachus monachus).
Nisma për shpalljen e ekosistemit natyror detar “Park Kombëtar”, duke përmbushur dhe standartet e IUCN-s, është e studiuar në kuadër të projektit “Vlerësimi i mangësisve në sistemin e zonave të mbrojtura dhe zhvillimi i zonave të mbrojtura detare në Shqipëri”, i financuar nga Qeveria shqiptare, GEF, UNDP, WWF dhe Organizatat joqeritare mjedisore.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a. Veri:Pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L, deri te pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L;
a. Veri:Pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L, deri te pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L;
b. Lindje: Pika 2 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Shën Vasilit, me koordinata 4363780.19 V e 4477378.71 L dhe më pas vijon përgjatë vijës bregdetare nga kepi i Shën Vasilit, kepi i Dhim Kushtës, kepi dhe gjiri i Shën Janit, kepi i Gjuhëzës, ndjek vijën bregdetare perëndimore të malit të Karaburunit, bregun e Gjinarës, faqen e Bishtit të Malit, Rrëzën e Kanalit, faqen e Langadhës deri te pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L;
c. Jug: Pika 3, me koordinata 4379221.15 V e 4449696.28 L, deri te pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L;
ç. Perëndim: Pika 4 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga faqja e Langadhës, me koordinata 4378104.94 e 4448193.75 L dhe ndjek izobatin deri te pika 1 (në det), me largësi 1 milje detare (1852m) nga kepi i Gjuhëzës, me koordinata 4353018.48 V e 4478005.72 L.

Adresa

Qendër Vlorë, Vlora, Vlorë County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar