Parqe Kombetar

Parku Kombëtar "Bredhi i Hotovës-Dangelli"

Vlerësime 0

Bredhi i Hotovës-Dangelli
Ndodhet në Qarkun e Gjirokastrës dhe te Korces. Në rrethin e
Përmetit dhe te Kolonjes. Sipëfaqja aktuale është 34,361.10 ha. Park me vlera të larta të biodiversitetit. Është zona e pyjeve madhështore të bredhit që në pjesën e tyre të poshtëme përzihen me dushqe të cilët në pjesët e fundit gërshetohen me makien mesdhetare. Parku është e pasur në bimë endemike, subendemike, ballkanike dhe mesdhetare. Takohen gjitarë të mëdhenj si ujku, ariu, kaprolli, derri i egër etj.. Vlerat natyrore, peizazhore dhe ato historike e kulturore ofrojnë vlera dhe potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit ekologjik e kulturor.

Kufijtë “Parku kombëtar” janë, si më poshtë vijon:
a) Veri:Kuota 1 291,3m (Maja e Qarrishtes), me koordinata 4 439 461 V dhe 4 469 277 L, vijon përgjatë kurrizit dhe ndjek rrugën vendore, në krah të fshatit Sevrani i Madh, me kuotën 758m, kalon pranë burimit Gurra e Kafshit, ndjek rrugën vendore dhe kurrizin ujëndarës, me kuotën 1 246,8m (Maja Sheshi i Mukalisë), vijon me rrugën dhe kuotën 1254m, ndjek rrugën dhe zbret kurrizin në drejtim të Përroit të Kreshovës, pasi ndërpret përroin i ngjitet kurrizit, kalon në digën e rezervuarit, vijon në drejtim të kuotave 1 571m, 1 232m, 1 074m, 835m, 845m, ndërpret Përroin e Miçanit, kuota 1078m, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1 404m, 1 503m, 1 588m, 1 585m, 1827,6m, 1663,2m (Maja e Qelqit), ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1492m deri te Qafa e Dëllinjës (1356m), me koordinatat 4 455 559 V dhe 4 471 253 L;
b) Lindje:Kuota 1 356m (Qafa e Dëllinjës), me koordinatat 4 455 559 V dhe 4471 253 L, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 1 396m, 1 345,5m, 1 343m, 1 431m, zbret kurrizin në drejtim të kuotës 1 286m (Maja e Golemasit), ndjek kurrizin Faqja e Gremës, kuotat 1003m, 913m, në pikën e takimit të përroit të Selenicës me Përroin e Zavalanit, kuotat 1061m, 882m (Maja e Prasqopit), kuota 778m, kalon te pika e takimit të Përroit të Zavalanit me Përroin Guri i Pelpel, kuota 881m, ndjek rrugën vendore deri te pika e takimit të përroit Burimi i Krimbur me Përroin e Virit, më pas vijon përgjatë Lumit të Anit, kuota 575m, me Lumin e Gostivishtit, me kuotat 479m, 433m deri te pika e takimit të lumit të Gostivishtit me lumin e Lengaricës, vijon përgjatë lumit të Lengaricës, në drejtim të kundër të rrjedhjës, deri te pika e takimit me përroin e Gradishtës, ngjitet kurrizit, kuota 1110m, ndjek rrugën vendore, kuota 1 106m, vijon përgjatë kurrizit Faqja e Lajthisë, me kuotat 1 357m, 1 382m, 1 321,5m, 1 336m, 1 441m, 1 477m, 1 553,4m (Maja e Postenanit), 1 507m, 1 523m, 1 481,9m, Qafa e Postenanit, 1 488m, 1 472,7m, 1371m, zbret kurrizin Gryka e Pagmentit deri te pika e takimit të lumit të Çarçovës me Përroin e Postenanit, me koordinata 4463360V dhe 4447984 L;
c) Jug:Pika e ndërprerjes së lumit të Çarçovës me Përroin e Postenanit, me koordinata 4463 360 V dhe 4 447 984 L, ndjek rrjedhjen e lumit të Çarçovës në drejtim tëlumit Vjosë deri te Ura e Çarçovës, me koordinata 4 460 893 V dhe 4 442 781 L;
ç) Perëndim:Ura e Çarçovës, me koordinata 4 460 893 V dhe 4 442 781 L, ndjek krahun e djathtë të rrugës automobilistike Çarçovë-Përmet, deri te kryqëzimi i rrugës për në fshatin Benjë, kuota 292m, më pas ngjitet kurrizit të pyllit të Pomecit, kuota 451,1m (Maja e Malit të Bardhë), ndjek rrugën vendore dhe kuotat 471m, 558m, përsëri me rrugën vendore dhe kurrizin Bregu i Madh, Maja e Qytezës, kurrizin mbi fshatin Qilarisht e Vogël, kuotat 636m, 771m, 1028m, 1128m (Hija e Plepit), zbret kurrizin dhe kalon në Qafën e Ajdinit, ndjek rrugën vendore dhe kuotat 928,7m, 928m (Guri i Thanëve), zbret kurrizin dhe ndjek rrugën për këmbësorë, kuotat 404.0m, 451.0m (Maja e Sukës), ndërpret Përroin e Muzhdinës, vijon në krahun e majtë të rrjedhës së kanalit ujitës, kuota 276.0m (Maja Guri i Kosinës), ngjitet kurrizit në krah të fshatit Kosinjë, kuota 296.0m, 342.0m, ndjek rrugën për këmbësorë mbi Kosinë, Ura e Përroit të Hotovës, kuota 231m, ndërpret lumin e Lumnicës dhe Përroin e Kalenjave, ngjitet kurrizit në kuotat 292m e 332m, ndjek rrugën vendore për në fshatin Pacomit (Kalenjë), vijon me rrugën në drejtim të kuotës 988,7m (Maja e Kokoresit), përsëri me rrugën dhe kuotat 1 025,6m (Maja e Seniçanit), 1 035m, 1 038m, 1 264m, kalon në kufi të Pyllit të Hijes së Sharrës dhe kuota 1291,3m (Maja e Qarrishtës), me koordinata 4439461 V dhe 4 469 277 L.

Adresa

Frashër, Bashkia Përmet, Gjirokastër County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar