Parqe Kombetar

Parku kombëtar "Bredhi i Drenovës"

Vlerësime 0

Bredhi i Drenovës
Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Korçës. Sipëfaqja aktuale është 1,380.00 ha. Park me rëndësi të veçantë për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vëndit tonë me ato të Greqisë. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazoret e mëdhenj, si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinus sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zonë e peizazheve tërheqes me potenciale të mëdha për turizëm natyror e kulturor dhe zhvillim të qëndrueshëm. Gjendja eshte teper e rende per shkak te zjarreve. 

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Përroi i Bozdovecit (4484986.32L/4494692.29V), kuota 1285.0 m (Cezma e Gjerkos), ndjek kurrizin, sh. Guri i Capit (1532.0 m) (487470.55L/4494793.62V);
b) Në Lindje: Sh. Guri i Capit (1532.0 m) ( 4487470.55L/4494793.62V), kuotat 1683.0 m, 1745.0 m, maja e Elbit (1736.0 m), 1691.0 m, maja e Rrumbullakët (1798.6 m), maja e Biglla e Drenovës (1762.0 m), maja Guri i Mprehtë (1405.0 m) (4486329.05L/4490462.73V);
c) Në Jug: Maja Guri i Mprehtë (1405.0 m) ( 4486329.05L/4490462.73V), kuotat 1553.0 m, maja Biglla e Mesme (1599.0 m), 1452.0 m, maja Kocinit (1509.0 m) (4484214.72L/4491233.81V);
d) Në Perëndim: Maja Kocinit (1509.0 m) (4484214.72L/4491233.81V), maja Kopkës (1461.6 m), maja Kosherës (142380.0 m), Përroi i Bozdovecit ((4484986.32L/4494692.29V).

Adresa

Drenovë, Bashkia Korçë, Korçë County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar