Parqe Kombetar

Nikolica

Vlerësime 0

Nikolica

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Devollit. Sipëfaqja aktuale është 510.00 ha. ZM ndërkufitare me rëndësi për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike të vendit tonë me ato të Greqisë. Larmi habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinus sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe subendemike. Zona e Nikolicës përfaqëson pyll i dominuar nga ahu (Fagus sylvatica) dhe i shoqëruar nga bredhi i Maqedonisë (Abies borisii regis) dhe më rrallë nga pisha e zezë (Pinus nigra) dhe qarri (Quercus cerris). Kati shkurror përbëhet kryesisht nga murrizi (Crataegus heldreichii), dëllinja e zezë (Juniperus communis), xerxela (Daphne mezereum) etj. Buzë pyllit takohen lajthishten (Corylletum avellanae), dardha e egër (Pyrus pyraster), ndërsa gjate rrjedhjes së përrenjëve takohen formacione me shelg (Salix ssp). Bimësia barishtore dominohet nga lloje tipike të ahishteve Fagetum ssp, Asperula odorata, Oxalis acetosella, Calamintha grandiflora, Euphorbia amygdaloides, Luzula sylvatica, Mycelis muralis, Sanicula europaea, Thalictrum aquilegifolium, Lilium martagon, Hepatica triloba etj. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazorët e mëdhenj, ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia egër (Rupicapra rupicapra), kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. Zonë me potenciale të mëdha për turizëm dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:

a) Në Veri: Pika e takimit te përroit të Madh me rrugën këmbësore (4484467.25L/4481743.62V), kuotat 1290.8 m, 1256.0 m, kufiri shtetëror me Greqinë deri te pika me koordinata (4486046.21L/4481670.56V);

b) Në Lindje: Pika me koordinata (4486046.21L/4481670.56V), ndjek kufirin shtetëror me Greqinë deri te pika me koordinata (4484966.86L/4479196.08V);

c) Në Jug: Pika me koordinata (4484966.86L/4479196.08V), kuota 1813. 9 m, ndjek përroin e Nikolicës deri te pika me koordinata (4482619.64L/4480694.91V);

d) Në Perëndim: Pika me koordinata (4482619.64L/4480694.91V), vijon përgjatë përroit të Madh deri te pika e takimit me rrugën këmbësore (4484467.25L/4481743.62V).

Adresa

Nikolicë, Miras, Bashkia Devoll

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar