Parqe Kombetar

Lumi i Gashit

Vlerësime 0

Lumi i Gashit

Ndodhet në Qarkun e Kukësit dhe në rrethin e Tropojës. Sipërfaqja aktuale është 3,000.00 ha. Zonë ndërkufitare me vlerat më të larta të biodiversitetit. Diversitet i lartë habitatesh, llojesh bimore e shtazore. Takohen pyje të ahut, pishës, rrobullit, bredhit, livadhe alpine (bjeshkë), përrenjë malor, liqene akullnajore, etj. Është e pasur edhe në endemizma e subendemizma. Takohen gjitarë të mëdhenj e të mbrojtur si ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia e egër (Rupicapra rupicapra, kaprolli (Capreolus capreolus), derri egër (Sus scrofa), ndërsa nga shpendët veçojmë praninë e gjelit të egër (Tatrao urogallus) dhe shqiponjës (Aquila chrysaetos). Në ujrat e fresketa e të pastër të lumit të Gashit takohet lloji globalisht i kërcënuar (Lutra lutra. Zona, ka vlera shkencore, didaktike, peizazhore etj,. Parashikohet te perfshihet ne siperfaqen e Parkut Kombetar “Alpet Shqiptare”.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kufiri shtetëror, kuota 2044.1 m (4418177.73L/4708794.25V), kuota 1918.0 m, maja Karafilit (2075.8 m, qafa Koshuticës, kuota 2153.9 m, qafa Bellazës (1972.0 m), kuota 2273.0 m, maja Shpatit (2199.5 m)-(4422630.57L/4714321.23V); b) Në Lindje: Maja Shpatit (2199.5 m)-(4422630.57L/4714321.23V), kuota 2354.0 m, maja Bogicit (2405.0 m, qafa Ali Celës (2283.7 m), kuota 2426.0 m, qafa Doberdollit, kuotat
2333.0 m,2425.0 m,2415.0 m, qafa Koritave, maja Koritave (2384.3 m), maja Tingëllimës (2336.1 m), maja Preshit (2167.0 m)-(4427346.47L/4704791.17V);
c) Në Jug: Maja Preshit (2167.0 m)-(4427346.47L/4704791.17V), kuota 2061.0 m, qafa Kurbolisë, maja Konës (2135.0 m), kuotat 2205.0 m, 1873.0 m, 2182.0 m, maja Radeshës (2312.9 m, kuotat 1815.0 m,1641.0 m, ndërprerja me lumin e Gashit (në Begaj) (4425715.73L/4695842.74V); d) Në Perëndim: Ndërprerja me lumin e Gashit (në Begaj) (4425715.73L/4695842.74V), maja Qypit Grocit (1343.6 m), kuota 1554.0 m, maja Bajrakut (1762.2.m), qafa Pejës, qafa Petishit, kuota 1751.0 m, kuota 1941.0 m, maja Pllanës (2038.0 m), qafa Policës, kuota 2016.0 m, maja e Rupës (2266.7 m), qafa Kunji i Armëve, kuota 2030.0 m, maja Valit (2118.4 m), Kuota 2041.1 m (4418177.73L/4708794.25V).

Adresa

Paqë (Shoshan), Paqë, Margegaj

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar