Parqe Kombetar

Laguna e Karavastasë - Pisha e Divjakës

Vlerësime 0

Parku kombetar ''Pisha e Divjakes'' ofron nje pejsazh unik per pushuesit. Gjendet rreth 5 km larg qytetit te Divjakes dhe 40 km nga qyteti i Lushnjes. Pisha e Divjakes shtrihet si nje brez buze detit Adriatik dhe eshte pjese e kompleksit Laguna e Karavastase e njohur si zone Ramsar, qe nga 1994. Kompleksi karakterizohet nga keto tipe kryesore te bimesise;
-vegjetacioni nen ujor qe perfaqesohet kryesisht nga shoqerimet e Zostera Noltii e Ruppia cirrhosa
-vegjetacioni halofit, qe gjendet ne ligatinat rreth lagunes se godulles, ne liqenin e godulles.
-vegjetacioni hidro-higrofil qe perhapet gjate brigjeve te Shkumbinit e Semanit, buze kanaleve te shumta, ne trajte njollash ne brendesi te pyellit me pisha, ku kryesisht mbizoterojne Phragmites australis e Typha angustifolia etj..
-pyjet halore mesdhetare me specie si pisha e eger Pinus halepensis dhe pisha e bute Pinus pinea
-Vegjetacioni psamofil, ne kete zone ka nje brez ranor, i mbizoteruar nga 2 breza bimesie.
Laguna e Karavastasë është në afërsi të Lushnjës dhe në qendër të Ultesirës Perëndimore. Është laguna më e madhe në Shqipëri dhe një nga më të mëdhatë në Adriatik. Ndahet prej detit nga një rryp i hollë toke. E çmuar si me rëndësi ndërkombëtare, mbrojtur nga Konventa e Ramsarit më 29 nëntor 1996.Në të rriten disa lloje të rralla pishash dhe një lloj i rrallë PelikaniDalmatian Pelican. Supozohet se 5 % e të gjithë pelikanëve të këtij lloji jetojnë aty. Karavastaja bën pjesë në parkun kombëtar të Divjakës. Është më e madhja e vendit tonë dhe në gjithë bregdetin jugor të Adriatikut, sip. 4330 ha, gjatësia 10.6 km, gjerësia 4.3 km dhe thellësia deri në 1.5 m.Gjate veres mund te arrije edhe deri ne 30 cm.Kripesia ne dimer është shkon deri ne 19 g/kg kurse ne vere mund te arrije 35 g/kg.

Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjerë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Lidhet me detin me tri kanale, njëri prej të cilëve artificial, i hapur për nevojat e peshkimit. Nëpër këto kanale, si pasojë e baticës dhe zbaticës, rrjedhja e ujit ndryshon drejtim çdo 6 orë.

Gjate një cikli të baticë-zbaticës shkëmbimi i ujit me detin arrin afërsisht 1/50 e volumit të gjithë lagunës. Në brendësi të saj ka dhe ishuj të vegjël, në të cilin folenizojnë shpendët. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit Kaçurel me rreth 60 çifte që përfaqëson rreth 5% të numrit të përgjithshëm të kësaj specie në shkallë botërore. Karavastaja për këtë specie përfaqëson kufirin më perëndimor të saj. E veçantë është dhe prania e disa qindra çifteve të dallandysheve të detit.

Adresa

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar