Parqe Kombetar

Kuturman

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Elbasanit dhe në rrethin e Librazhdit. Sipëfaqja aktuale është 3,600.00 ha.
Është pjesërisht i dëmtuar dhe i tejshfrytëzuar, megjithëkëtë zona paraqet vlerat e përfaqësimit të
gjërë të pyllit të dushkut, të florës dhe faunës së tij. Është përdorur si rezervat për gjuetinë e derrit
të egër (Sus scrofa), lepurit, thëllëzës, etj.. Zona ka rëndësi edhe për zhvillimin e ekoturizmit për
komunitetin si dhe për përfitime ekonomike nga përdorimi i qëndrueshëm.
Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
e) Në Veri: Pika e trakimin me lumin e Shmilit (4434208.66L/4569364.16V), ndjek kanali
ujitës të Kuturmanit deri te pika me koordinata (4437165.93L/4568448.81V);
f) Në Lindje: Pika me koordinata (4437165.93L/4568448.81V), vazhdon përsëri përgjatë
kanalit ujitës të Kuturmanit, në përroin e Burgjes, kuota 502.0 m, qafa Gurës, kuota 532.0
m, në krah të lumit të Rapunit deri në afërsi të pikës së takimit të lumit Shkumbin me atë
të Rapunit (4441189.94L/4562185.72V);
g) Në Jug: Pika e takimit të lumit Shkumbin me atë të Rapunit
(4441189.94L/4562185.72V), vijon në krahun e djathët të rrjedhës së lumit Shkumbin
dhe përgjatë rrugës automobilistike Elbasan-Librazhd, deri në afërsi të pikës (Mirakë) me
koordinata (4435650.33L/4559485.44V);
h) Në Perëndim: Pika (Mirakë) me koordinata (4435650.33L/4559485.44V), ngjitet kurrizit
mbi fshatin Mirakë, ndjek rrugën automobilistike të fshatit, qafa Barit, kuota 1083.0 m,
përgjatë përroit të Gjahzës, kuota 1098.2 m deri te pika e takimit me lumin e Shmilit
(4434208.66L/4569364.16V).

Adresa

Marinaj, Bashkia Librazhd, Elbasan County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar