Parqe Kombetar

Kune-Vain-Tale

Vlerësime 0

Kune-Vain-Tale

Ndodhet në Qarkun e Lezhës dhe në rrethin e Lezhës. Sipëfaqja aktuale 4393.20 ha.Zonë e peizazhit tokësor dhe detar tërheqës. Mali i Rencit është zonë e një pylli të rrallë me dushkun (Quercus trojana), por në gjëndje natyrore rritet edhe shega (Punica granata). Zonë me vlera të veçanta për zvarranikët dhe shpendët ujore e grabitqarë, ku veçojmë shqiponjën e malit (Aquila chrysaetus) dhe petritin (Falco peregrinus), lloje të rrallë që mbrohen nga disa konventa. Zonë e përfaqësuar nga pyll tipik mesdhetar. Megjithë ndryshimet që kanë ndodhur në të, zona ruan ende vlera të veçanta shkencore si zonë me një sërë tipe habitatesh, si IBA shumë e rëndësishme për shpendët migratore dhe në menyre të veçantë për koloninë e çapkave (fam. Ardeidae). Në këtë zonë takohet një pyll tipik mesdhetar, ndërsa në lagunën e Merxhanit dhe ligatinat përreth saj takohen lloje të shumtë shpende, për të cilat ajo ka fituar dhe statusin e një IBA. Laguna ka dhe vlera të veçanta iktike (peshqit). Zonë e pasur me vegjetacion ujor (të ujrave të njelmëta e të ëmbla) të shprehur mirë, me shtretër mjaft të shtrirë të kallamishteve të alternuar me pasqyra uji, mjaft e përshtatshme për shpendët e ujit dhe rrëmbenjësit e ditës (zona me dënsitetin më të lartë të këtyre të fundit në vëndin tonë). Grykëderdhja e Drinit ka rëndësi të veçantë për peshqit migratore.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Pika e ndërprerjes së kanalit me detin (4383844.25L/4629996.11V), ndjek argjinaturën deri në afërsi të Kënallës, kuota 1,6 m (4484996.74L/4630415.60V); ndarëse me tokat bujqësore, argjinaturën, kalon pranë hidrovorit deri te pika e takimit me lumin Drin (4383036.18L/4625364.06V);
c) Në Jug: Pika e takimit me lumin Drin (4383036.18L/4625364.06V), vijon përgjatë lumitm Drin deri te grykëderdhja në detin Ardiatik (4381327.00L/4625038.74V);
d) Në Perëndim: Grykëderdhja në detin Ardiatik (4381327.00L/4625038.74V), ndjek vijën bregdetare të detit Adriatik deri në pikën e ndërprerjes me kanalin (4383844.25L/4629996.11V).

Adresa

Hidrovor (Grykë Lum), Shëngjin, Lezhë Municipality

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar