Parqe Kombetar

Korab Koritnik

Vlerësime 0

Korab-Koritnik
Ndodhet ne Qarkun e Dibres dhe Kukesit. Ne rrethet Peshkopi dhe Kukes. Sipëfaqja aktuale është 26,535.00 ha. Ndodhet në Qarkun e Dibrës dhe të Kukësit, midis lumenjve Drini i Zi dhe Drini i Bardhë dhe është një ekosistem malor me vlera te veçanta natyrore e turistike me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare. Parku Natyror i propozuar është pjesë edhe e zonës ndërkufitare me Parkun Kombëtar të Mavrovës (Maqedoni) dhe nëpërmjet një bio-korridori lidhet me Parkun Kombëtar të Sharrit (Kosovë). Krijimi i tij do të ndikojë dhe në forcimin e marrëdhënieve midis komuniteteve ndërkufitare në ruajtjen e natyrës dhe përmirësimin e jetesës së banorëve, nëpërmjet zhvillimit të qendrueshëm dhe përdorimit të barazpeshuar të burimeve natyrore, peisazhit dhe turizmit. Rajoni Korab-Koritnik, si trashëgimi natyrore e vendit tonë, karakterizohet nga një biodiversitet i pasur, me larmi habitatesh dhe llojesh floristike e faunistike. Për vlerat e veçanta ornitologjike, ekosistemi konsiderohet si zonë me rëndësi për shpendët malor në Evropë dhe si zonë veçanërisht e mbrojtur. Studimet dhe konsultimet e ndryshme (2000-2011) kanë evidentuar në këtë ekosistem malor se një numër habitatesh dhe llojesh janë të rrezikuara dhe kanë nevojë urgjente për masa mbrojtëse dhe menaxhuese. Kjo jo vetëm për shkak të dinamikës natyrore dhe erozionit të tokës, por edhe sepse brenda tij zhvillohen një sërë aktivitetesh social-ekonomike që lidhen me bujqësinë, pyjet, kullotjen, turizmin, etj, të cilat kanë nevojë të kontrollohen dhe të menaxhohen për të shmangur apo zbutur ndikimet negative në biodiversitetin dhe vlerat natyrore të këtij ekosistemi malor. Sipas planeve të zhvillimit (2005- 2015) për komunat Tërthore, Topojan, Shishtavec, Zapod, Shtiqen, Bushtricë, të Qarkut Kukës dhe të planeve strategjike (2008-2015) për komunat Maqellarë, Tomin, Kala e Dodës, të Qarkut Dibër, rezulton se ka pasuri të fuqishme e të mjaftueshme për të tërhequr vizitorët e turistët, veçanërisht burimet e spikatura natyrore, të pyjeve, të peisazhit, të majave të maleve (ku përshihet maja më e lartë e vendit tonë, Korabi), kullotat alpine, bjeshkët, luginat, grykat e thella, liqenet dhe lumenjtë, etj.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a. Veri: Pika 1, me koordinata 4455778.15L e 4659256.82V, pranë Urës së lumit Luma, ndjek kanalin e Lumës, ndërpret lumin e Lumës, i ngjitet kurrizit ndërmjet fshatit Përbreg dhe qafës së Zbinecit, vijon me kuotat 462.6m, 1549.0m, 1361.0m, 1293.0m, 1223.0m, 1150.1m, 1021.0m, zbret kurrizin deri te pika 2, me koordinata 4463004.61L e 4668805.51V, pranë Morinës;
b. Lindje: Pika 2, me koordinata 4463004.61L e 4668805.51V, pranë Morinës, vijon përgjatë kufirit shtetëror me Kosovën dhe Maqedoninë deri te pika 3, kuota 2174.7m, me koordinata 4463238.36L e 4605429.25V;
c. Jug: Pika 3, kuota 2174.7m, me koordinata 4463238.36L e 4605429.25V, vijon përgjatë kufirit shtetëror me Maqedoninë deri te pika 4, me koordinata 4459468.97L e 4603467.39V;
d. Perëndim: Pika 4, me koordinata 4459468.97L e 4603467.39V, vijon përgjatë rrugës në drejtim të fshatit Kllobçisht, kalon në anën e poshtëme të fshatit Kërçishti i Epërm, sipër fshatit Kërçishti i Poshtëm dhe fshatit Pocesti, ndjek përroin e Hollobukut, vijon në drejtim të fshatit Popinare, në drejtim të kuotës 1026.0m (k. Tuma Punjos), kalon poshtë kuotës 1474.9m, ndërpret përroin e Melanit, ngjitet kurrizit në drejtim të fshatit Ilnica, vijon me kuotat 1500.0m,
1504.0m (m.Buravajkut), 1474.6m (m.Grevës), ndjek rrugën në drejtim të kuotës 837.0m, ndërpret përroin e Banjave (pranë Llixhave), i ngjitet kurrizit të malit të Staravecit, kalon qafën e Malit, kuotën 1635.0m, ndjek kurrizin e malit të Vakufit dhe të Gramës, ndjek rrugën në livadhet e Vrenjtit, kuotën 1626.0m, kurrizin e faqes së Gradishtës, kuotat 1345.0m (k.Mëllezës) e 1034.0m, ndërpret përroin e Gramës, kalon sipër fshatit Dipjakë, në kodrën e Frizmajt, ndjek rrugën për në fshatin Venisht, ndërpret përroin e Shëngjergjit, kuota 1250.0m, ndjek rrugën sipër fshatit Sllatinë, kuota 1016.8m (m. Guri i Zi), vijon me rrugën, ngjitet kurrizit mbi fshatin Vleshë, kuota 1135.0m, 1241m, ndjek rrugën e zbret kurrizin, kalon mbi urën e lumit të Radomirës, vijon me lumin e Veleshicës, më pas i ngjitet kurrizit, kuota 1017.3m, kalon poshtë fshatit Cereni, ndërpret përroin e Rasës, ndjek rrugën, kuotat 1161.0m, 1159.0m, 1167.0m, 1187.0m, ndjek rrugën poshtë majës së Sukës (1289.0m), ndërpret përroin e Bushtricës, ndjek përroin e Vasijas, kalon nëpër degën e djathtë të rrjedhës së tij, ndërpret përroin e Ahut dhe ndjek degën e djathtë të tij (kufiri midis Dibrës e Kukësit), pranë fashtit Bushtrica (Gjanaj), kuota 1442.8m (m.Baklit), vijon përgjatë kurrizit, ndërpret përroin e Çajës, ndjek degën e krahut të djathtë të tij, kuota 1413.8m (m.Mollës), ndjek rrugën, kuota 1452.0m (m.Bakisë), vijon përgjatë rrugës, kuota 1582.0m, vijon me rrugën, kuota 1522.0m, kalon në qafën e Dardhës, kuota 1515.0m (m.Kumashit), vijon përgjatë kurrizit dhe rrugës, ndërpret përroin e Tërshanës, në grykën e kanionit të Bicajt, vijon përgjatë rrugës sipër fshatit Nanga, Nanga (Krezë) dhe Shtiqen, më pas ndjek kanalin e Lumës deri te pika 1, me koordinata 4455778.15L e 4659256.82V, pranë Urës së lumit Luma.

Adresa

Sllovë, Bashkia Dibër, Dibër County

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar