Parqe Kombetar

Karaburun

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Vlorës dhe në rrethin e Vlorës. Sipëfaqja aktuale është 20,000.00 ha.  Zona
ka biodiversitet të lartë dhe të rëndësishëm në Mesdhe: livadhe alpine e subalpine, pyll pishe
(Pinus nigra) dhe rrobulli (Pinus peuce, Pinus leucodermis), bredhit të Maqedonise (Abies
borisii-regis), ilqes (Quercus coccifera), valanidhit (Q. macrolepis), makie tipike mesdhetare,
bimësi tipike e shkëmbinjëve detare, ligatina dhe mbetje të pyjeve aluvionale, me katin litoral të
shprehur mjaft mirë, me një bentos mjaft të zhvilluar, livadhe të gjërë të posidonies (Posidonia
oceanica). Është zonë me një florë e faunë shumë të pasur detare dhe tokësore. Në ujrat detare
takohen delfinet (Delphinus delphi dhe Tursiops truncatus), dhe mjaft lloje të tjerë të kërcënuar
që mbrohen nga disa konventa. Ujrat detare të Karaburunit vizitohen nga foka e mesdheut
(Monachus monachus), një nga llojet më të kërcënuar në botë. Kufiri verior i aleances OleoCeratinion;
kufiri verior
i qepës së detit. Zonë ku tokohen lloje endemike e subendemike si dhe  shumë lloje të rrallë e të kërcënuar (Taxus bacata, Ceratonia siliqua etj.).  Zonë me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit dhe ekoturizmit. Gjendja e rfenduar per shkak te zjarreve. Ka plan menaxhiumi kompleks sebashku me PK Llogara.
Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:

a) Në Veri: Kepi i Gjuhëzës (43.0 m)(4355080.46L/4477923.30V), vijion përgjatë vijës  bregdetare të detit Adriatik deri në afërsi të Orikumit, kuota 64.0 m, përroi i Gjimarës, ndjek rrugën këmbësore te Brinajt e fushës së Karaburunit, përgjatë rrugës automobilistike Orikum-Llogara, ndjek përroin e Dukatit dhe të .  b) Shatait, kuotën 487.0 m (4378403.59L/4607097.40V);
c) Në Lindje: Kuotën 487.0 m (4378403.59L/4607097.40V), ndjek kurrizin dhe rrugën  këmbësore, maja Gjipalit (1446.0 m) deri te qafa e Llogarasë (1025.0 m)(4380181.59L/4452708.39V);  
d) Në Jug: Qafa e Llogarasë (1025.0 m)(4380181.59L/4452708.39V), zbret përroin e Qerashës, vijon me kuotën 465.0 m, deri te pika e takimit me detin Jon (4379200.75L/4449719.59V);  
e) Në Perëndim: Deti Jon (4379200.75L/4449719.59V), vijon përgjatë vijës bregdetare deri te Kepi i Gjuhëzës (43.0 m)(4355080.46L/4477923.30V).

Adresa

Karaburun Peninsula, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar