Parqe Kombetar

Germenj-Shelegur

Vlerësime 0

Ndodhet ne Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Kolonjës. Sipëfaqja aktuale është 430.00 ha. Zonë
ndërkufitare me rëndësi të veçantë për të siguruar vazhdimesinë e habitateve natyrore midis
Shqipërisë dhe Greqisë. Është vënd i thyer e malor ku luajnë në mënyrë të alternuar dhe mjaft të
harmonizuar luginat e thella, shpatet me pjerësi të buta e të thepisura, shkëmbinj e maja të larta
mbi 2000 m mbi nivelin e detit, livadhe polifite e çeltira në mes të pyllit dhe liqene të vegjël
malore e ligatina. Një rajon me biodiversitet të lartë në aspektin e habitateve dhe në atë llojor. Në
një terren mjaft të ngushtë takohen të gjitha zonat fitoklimatike, nga pyjet e shkurretat mesdhetare
deri në kullotat malore mesdhetare. Rreth 500 ha janë pyje totalisht të virgjër. Formacionet më
interesante janë ato të Abies borisii-regis Matf. Formacionet pyjore të pishës së zezë (Pinus
nigra) kanë zhvillim të mirë. Po kështu dhe të Fagus sylvatica. Formacione interesant dhe të
rrallë konsiderohen ato të Alnus glutinosa-Salix sp.-Populus nigra, me lajthi (Corylus avellana).
Në brëndësi gjënden liqenj dhe ligatina të bukur nga pikëpamja peizazhiste, por dhe floristike.  
Pyjet e pishes, ahut dhe bredhit, përfaqësojnë habitate të rëndësishme për gjitarët e mëdhenj, si
ariu (Ursus arctos), ujku (Canis lupus), kaproli (Capreolus capreolus), etj.. Është nje vend i pasur
me e burime te ftohta. Prania e ligatinave ia rrit së tepërmi vlerat shkencore, turistike, shlodhëse
dhe kurative që do të përbënin njëherazi burime të ardhurash ekonomike dhe për popullsinë
lokale.
Nuk ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Kuota 1337.0 m (4471795.28L/4449740.49V) deri te kuota 1503.0 m
(4472675.96L/4449514.98V);
b) Në Lindje: Kuota 1503.0 m (4472675.96L/4449514.98V), përgjatë kufirit tokësor me
Greqinë, kuotat 1448.9 m, 1521.5 m, pika me koordinata (4471818.13L/444760.80V);
c) Në Jug: Pika me koordinata (4471818.13L/444760.80V) deri te pika me koordinata (4469803.22L/4448105.79V);
d) Në Perëndim: Pika me koordinata (4469803.22L/4448105.79V), kuota 1104.0 m, ndjek
përroin Burimit të Derrave deri te kuota 1337.0 m (4471795.28L/4449740.49V).

Adresa

Rezervati Natyror "Germenj-Shelegure", SH75, Gërmenj

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar