Parqe Kombetar

Cangonj

Vlerësime 0

Ndodhet në Qarkun e Korçës dhe në rrethin e Devollit. Sipëfaqja aktuale është 250.00 ha.
ZM ndërkufitare e një rëndësie të veçantë për shkëmbimin e elementëve faunistike dhe floristike
të vendit tonë me ato të Greqisë. Është bërthamë dhe biokorridor për rruazoret e mëdhenj,  si ariu
(Ursus arctos), ujku (Canis lupus), rrëqebulli (Felis lynx), dhia egër (Rupicapra rupicapra),  
kaprolli (Capreolus capreolus), duke fituar kështu vlera dhe rëndësi rajonale Ballkanike. Larmi
habiatatesh: kullota natyrore subalpine dhe alpine, pyje të ahut (Fagus sylvaticus), pishës (Pinus
sp.), bredhit (Abies sp.) dhe lajthisë (Corrilus avellana). Takohen mjaft bimë të rralla dhe
subendemike. Zonë e peizazheve tërheqës  me potenciale të mëdha për turizëm dhe zhvillim të
qëndrueshëm.
Nuik ka plan menaxhimi.

Kufijtë e dixhitalizuar përfshijnë:
a) Në Veri: Përroi i Vranishtit (4492852.82L/4506436.65V), ndjek rrugën Cangonj-Bilisht,
vazhdon përgjatë përroit të Vranishtit deri te pika me koordinata
(4493452.03L/4505228.22V);
b) Në Lindje: Përgjatë përroit të Vrinishtit deri te pika me koordinata
(4493452.03L/4505228.22V), ndjek kurrizin, rrugën këmbësore deri te pika me koordinata (4492514.06L/4504621.69V);
c) Në Jug: Pika me koordinata (4492514.06L/4504621.69V) deri te kuota 1163.0 m
(4491251.52L/4505063.60V);
d) Në Perëndim: Kuota 1163.0 m (4491251.52L/4505063.60V) deri te përroi i Vranishtit
(4492852.82L/4506436.65V).

Çmimi

1

Adresa

Cangonj, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar