Muze

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë

Vlerësime 0

Muzeu Kombëtar i Pavarësisë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në afërsi të portit. Ky është muzeu i parë shqiptar, i krijuar në vitin 1936. 
Kjo godinë, fillimisht ka shërbyer si ndërtesë e karantinës dhe pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor të vitit 1912, u bë selia e Qeverisë së Përkohshme të Ismail Qemalit për 14 muaj, deri në 22 janar të vitit 1914. Ambienti më i rëndësishëm i muzeut është zyra e kryeministrit shqiptar dhe salla e mbledhjeve të qeverisë së parë shqiptare. Nga viti 1936-1939, ka shërbyer si muze historik dhe pasi kaluan 50 vjet nga vendimi i shpalljes së pavarësisë, godina u shpall Muze Kombëtar.
Godina përbëhet nga dy kate, me nga dy dritare. Gjithashtu ka edhe dy hyrje, ku njëra nga hyrjet ka pamje nga deti, ndërsa tjetra në drejtim të kundërt me të. Muzeu është i pajisur me dokumente të rëndësishme. Aty gjenden: fotografitë e Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit, flamujt origjinal të çetave kryengritëse dhe libra origjinalë të rilindësve të asaj periudhe. Gjithashtu edhe disa objekte origjinale të “Plakut Mjekërbardhë” si: kallamri me shqiponjën e bronztë, karriga e punës etj.   
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është frymëzim për çdo shqiptar, më shumë se gjithçka tjetër. Kur je para saj, sytë të shkojnë direkt te ballkoni në të cilin u ngrit flamuri. Aty vazhdimisht qëndron një flamur krenar, si përcjellës i gjurmëve të historisë tonë. Ajo mbetet godina më e vizituar e qytetit të Vlorës dhe jo vetëm. 

Book your vacations

Adresa

National Museum of Independence, 9401, SH8

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose