Muze

Muzeu Arkeologjik Kombëtar

Vlerësime 0

Muzeu Arkeologjik Kombëtar ndodhet në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë. Muzeu ka të ekspozuara rreth 2.000 objekte dhe mbështetet në një fond rezervë me më shumë se 17.000 objekte, të cilit gjithashtu i shtohen çdo vit objekte të tjera nga zbulimet sistematike arkeologjike.

U hap në nëntor të vitit 1948, si Muze Arkeologjik-Etnografik dhe vazhdoi i tillë deri më 1976, kur u veçua pavijoni etnografik dhe muzeu u organizua si muze i profilizuar arkeologjik. Kërkimet intensive arkeologjike në fushën e prehistorisë, antikitetit dhe mesjetës, bënë të mundur nje varg riorganizimesh e rikonstruksionesh të këtij muzeu gjatë viteve: 1957, 1976, 1982, 1985, 1998, për përmirësimin e mëtejshëm të përmbajtjes dhe ekspozimit.

Muzeu Arkeologjik prezanton kërkimet e zbulimet arkeologjike në të gjithë territorin e Shqipërisë. Materiali i ekspozuar përfshin një periudhë kohore nga epokat e gurit, tek ato të metaleve (bronzit e hekurit), kur lindi e u zhvillua etnosi ilir, periudhën e antikitetit ilir dhe periudhën e antikitetit të vonë e Mesjetën deri në pushtimin osman.

Book your vacations

Adresa

Libri Universitar, Njësia Bashkiake Nr. 5, Tiranë

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose