Kala

Kalaja Porto Palermos, Himarë

Vlerësime 0

Kalaja e Porto Palermos është një monument i trashëgimisë kulturore e ndërtuar në një gadishull me një panoramë mahnitëse midis qytetit të Himarës dhe Qeparoit. Për nga mënyra e ndërtimit është unike në llojin e saj në Shqipëri. Kalaja është një perlë e paçmuar e trashëgimisë shqiptare.

Thuhet se kalaja ka ekzistuar kohë më parë, dhe se Ali Pash Tepelena e rindërtoi atë në shek.e XVIII. Sipas shkrimeve të vitit 1912, kjo kështjellë ishte Venedikase. Mbi hyrjen e kalasë ka qënë e vendour një pllakë e gëdhendur me luanin e Shën Mark-ut, e cila tashmë ka humbur. Megjithatë studimet tregojnë se kjo pllakë është hequr jo më shumë se disa dekada më parë, gjë që përforcon teorinë e ndërtimit të keshtjellës nga Venedikasit. Studiuesit japin një tjetër teori rreth kohës së ndertimit të kësaj kalaje. Për shkak se pozicioni i kalasë nuk është aspak strategjik pasi është e pambrojtur ndaj një sulmi me top nga kodrat përballë  tregon se ajo është ndërtuar në një kohë kur këto armë nuk ishin shpikur akoma.

Në 1803, në kohën kur Ali Pasha i ofroi kështjellën dhe portin Marinës Mbretërore  kalaja kishte vetëm 4 ose 5 topa, gjë që nënkuptonte se Ali Pasha nuk e shihte fortesën aq të rëndësishme, François Pouqueville shkruante se: "Kulla ose fortesa qëndron në pikën jugore të hyrjes, e lidhur me kontinentin nga një istmus i ngushtë i ulët. Përbëhet nga një shesh me bastione, me disa armë, që nuk ka asnjë shërbim as për të komanduar hyrjen. ose për të mbrojtur anijet në spirancë. Pranë saj janë disa magazina, një doganë dhe një kishë greke”

Kalaja është ndërtuar mbi gadishullin e gjirit të vogël tektonik të Porto Palermos, në antikitet e njohur me emrin gjiri i Panormes. 

Kalaja ka formë planimetrike trekëndore me tre bastione të fuqishme nëpër qoshet. Përmasat e saj janë 150 m x 400 m dhe lartësia e mureve arrin në 20 m. Hyrja ndodhet në mesin e murit jugor. Nga ana e detit, midis dy bastioneve një sipërfaqe në formë trapezi është rrethuar me mure të pajisura me frëngji. Pjesa tjetër e kalasë përbëhet nga një numër i madh ambientesh të mbuluara me qemerë, të cilat përfundojnë në pjesën e sipërme me një tarracë të përbashkët. Ambientet shërbenin për strehimin e garnizonit, ndërsa njëri prej tyre shërbente si burg.

Pas restaurimit  Ali Pasha e ka pasur nën kontrollin e tij këtë pikë, duke e përdorur atë shpesh vetëm si vizitor, ai nuk ka jetuar aty.

Kalaja është ndër më të vizituarat në Shqipëri, sidomos në stinën e verës.

Mënyra më e shpejtë për të arritur aty është me makinë vetëm disa minuta nga Himara ose Qeparo dhe rreth 45 minuta nga Saranda. Gjithashtu mund të përdoren minibus-et të cilat kryejnë rregullisht Rrugën Himare-Qeparo.

 

Book your vacations

Adresa

Ali Pasha Tepelena Fortress, Porto Palermo, Albania

Vlerësime

0

Ju duhet të hyni në llogarinë tuaj për të komentuar

ose